KosovaJob
Creative Hub

Akademia e AI-powered Product & Project Management

Akademia e AI-Powered Product & Project Management është një program 18-javor që të përgatit për karrierë në Product dhe Project Management, duke kombinuar Agile, Scrum, Jira dhe mjete të AI. Programi është praktik, për…

Kohëzgjatja
19 javë · 78 orë
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Akademia e AI-Powered Product & Project Management është një program 18-javor që të përgatit për karrierë në Product dhe Project Management, duke kombinuar Agile, Scrum, Jira dhe mjete të AI. Programi është praktik, përfshin projekte reale dhe mundësi për të përfituar një certifikatë profesionale amerikane.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • AI Project Management (36 orë): Studentët mësojnë bazat e menaxhimit të projekteve, ciklin jetësor dhe metodologjitë e projekteve, planifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe përdorimin e platformave si Jira, Trello dhe Asana. Gjithashtu, mësojnë si të integrojnë OpenAI dhe AI në proceset e menaxhimit të projekteve.
  • AI Product Management (36 orë): Mësojnë bazat e menaxhimit të produkteve, dallimin mes Product dhe Project Management, si dhe planifikimin, implementimin dhe përmbylljen e produkteve. Përfshihet përdorimi i Prompt Engineering dhe AI në menaxhimin e produkteve, strategjia AI, UX, data dhe SEO, së bashku me mjete si Claude, Gemini, Notion, ClickUp, Slack dhe Figma.
  • Career Prep (6 orë): Studentët mësojnë si të përdorin LinkedIn si platformë për punësim dhe si rekrutuesit kërkojnë kandidatë, si dhe si të ndërtojnë një profil profesional në LinkedIn dhe CV. Gjithashtu, përgatiten për intervista, kuptojnë kulturën dhe pritshmëritë e kompanive teknologjike dhe mësojnë të aplikojnë në mënyrë strategjike për vende pune.

Për më tepër, studenti përfundon programin me 1 projektfinal real në portofolin e tij:
Dizajno një plan produkti ose projekti të integruar me AI, duke kombinuar aftësitë tradicionale dhe ato të menaxhimit të fuqizuara nga AI.

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga fusha të ndryshme, që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e teknologjisë dhe menaxhmentit, dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
  • Menaxherë & Team Leads — Menaxherë apo udhëheqës që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre nga menaxhmenti tradicional në atë modern me AI.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Hybrid.

Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Lokacioni

Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Data e Fillimit

Tetor, 2026

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 19 javë · Numri Total i Orëve: 78 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Standard – Certifikatë Lokale

Çmimi normal:
1,499€

EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement

Çmimi normal:
1,699€

US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi:
2,499€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Arbër Berisha - Head of Project Management
Menaxher Projektesh me përvojë, me një historik të dëshmuar në udhëheqjen e iniciativave të transformimit digjital, marketingut dhe teknologjisë në tregje ndërkombëtare.

Florent Bajrami - Senior Recruiter

Rekrutues me përvojë dhe me një historik të dëshmuar në ndihmën e Menaxherëve të Projekteve për të siguruar mundësi karriere në kompani kryesore ndërkombëtare.

Aftësitë që fiton
Project managementAgile scrumProduct management

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →