KosovaJob
Business Development Group

Përgatitja për Punësim tek të Rinjtë

Trajnim i orientuar drejt të rinjve që kërkojnë punë, duke i pajisur ata me njohuri praktike mbi tregun e punës, CV-në, letrën e motivimit dhe përgatitjen për intervista. Shkathtësitë dhe rezultatet e pritshme: Ndërtimi…

Kohëzgjatja
1 ditë (rreth 4 orë e 15 min)
10:00–14:45 (pauzë dreke 11:40–12:30)
Formati
Online
S'aplikohet (mbahet online)

Çfarë përfshin trajnimi

Trajnim i orientuar drejt të rinjve që kërkojnë punë, duke i pajisur ata me njohuri praktike mbi tregun e punës, CV-në, letrën e motivimit dhe përgatitjen për intervista.

Shkathtësitë dhe rezultatet e pritshme:

Ndërtimi i një CV-je tërheqëse, shkrimi i letrës së motivimit, teknika për t'u përgatitur dhe përgjigjur pyetjeve në intervistë, kuptimi i tregut aktual të punës, rëndësia e rrjetëzimit dhe përdorimi i mediave sociale për kërkim pune.

Kujt i dedikohet:

Të rinjve dhe kërkuesve të punës që po hyjnë ose rikthehen në tregun e punës.

Kushtet paraprake:
Nuk ka kushte paraprake.
Formati:
Online
Gjuha:
Shqip
Certifikata:
Çertifikatë Pjesëmarrjeje nga Business Development Group
Akreditimi:
Nuk aplikohet akreditim i jashtëm zyrtar
Trajneri/ja:
Dafina Turkeshi & Florentina Dushi – Drejtoreshat Menaxhuese dhe bashkëthemelueset e BDGroup, me përvojë të gjatë në trajnim dhe mentorim të të rinjve për tregun e punës.
Info shtesë:
Pjesëmarrësit marrin materiale shtesë (manuale për zhvillim karriere). Rekomandohet veçanërisht për të diplomuarit e rinj.
Aftësitë që fiton
Business writingPresentation skills

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Business Development Group
Prishtinë · që nga 2026

Business Development Group ofron trajnime në: Shkathtësitë e Prezantimit, Motivimi në Vendin e Punës, Përgatitja për Punësim tek të Rinjtë, Shkathtësitë e Shitjes, Shkathtësitë e Udhëheqjes, Shkathtësitë e Shitjes dhe Negocimit, Matja e Performancës në Vendin e Punës.

Profili i trajnuesit →