KosovaJob
Mates Academy

Dizajn Grafik

Mësoni të krijoni dizajne që komunikojnë, inspirojnë dhe lënë përshtypje. Përmes këtij trajnimi do të zhvilloni aftësitë tuaja kreative dhe teknike, duke punuar me programet më të përdorura në industrinë e dizajnit graf…

Kohëzgjatja
2 Muaj, 32 orë
E Martë, E Enjte, 17:00 - 19:00
Formati
Hibrid
C15/15 Floor, 10000, 1 No 8 Rruga B, Prishtinë 10000 (fizik, online dhe hibrid)

Çfarë përfshin trajnimi

Mësoni të krijoni dizajne që komunikojnë, inspirojnë dhe lënë përshtypje. Përmes këtij trajnimi do të zhvilloni aftësitë tuaja kreative dhe teknike, duke punuar me programet më të përdorura në industrinë e dizajnit grafik.

Shkathtësitë që zhvillohen

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë shkathtësi praktike dhe kreative që u mundësojnë të realizojnë projekte profesionale të dizajnit grafik. Ndër aftësitë kryesore që fitohen janë:

  • Përdorimi profesional i Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator
  • Parimet themelore të dizajnit grafik
  • Kompozimi, balanca dhe organizimi i hapësirës vizuale
  • Teoria e ngjyrave dhe kombinimet efektive
  • Tipografia dhe hierarkia vizuale
  • Krijimi i ikonografisë dhe ilustrimeve vektoriale
  • Logo, Brandimi dhe dizajnimi i identitetit vizual
  • Përgatitja e materialeve për web dhe print
  • Formate, rezolucion dhe eksport korrekt për platforma digjitale dhe shtyp

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Krijojnë dizajne profesionale për media digjitale dhe materiale të shtypura.
  • Dizajnojnë logo, identitete vizuale dhe materiale promovuese për biznese dhe organizata.
  • Përdorin me siguri Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator në projekte reale.
  • Përgatisin materiale të optimizuara për web dhe print sipas standardeve profesionale.
  • Ndërtojnë një portofol me projekte praktike që mund të prezantohet para punëdhënësve ose klientëve.
  • Aplikojnë njohuritë e fituara në punë si dizajner grafik, freelancer ose në zhvillimin e projekteve personale.
Formati:
fizik, online dhe hibrid
Numri i përgjithshëm i orëve:
32 orë
Gjuha:
Shqip
Lloji i Certifikatës:
Certifikatë për përfundimin me sukses të trajnimit
Trajneri:
Noli Mati

Noli sjell eksperiencën e tij prej 15 viteve në industrinë kreative si dizajner dhe ligjerues në Kolegjin AAB dhe Kolegjin Universum
Me një përvojë mbresëlënëse, Noli ka pasur nderin të bashkëpunojë me një numër të madh klientësh prestigjiozë, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar si: Usaid, Komisionin Evropian, Unicef, Peugeot, Giz, Ipko Foundation etj.

Aftësitë që fiton
Graphic designAdobe creative

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Mates Academy
që nga 2026

Mates Academy ofron trajnime në: Dizajn Grafik, Retouch, Fotografi, Video Editing, Social Media Management, UI/UX, SEO & Google Ads.

Profili i trajnuesit →