Executive Business Communication Academy është program profesional që zhvillon kompetenca të avancuara të komunikimit në biznes dhe në mjedise organizative.
Programi i aftëson pjesëmarrësit të komunikojnë me qartësi, siguri dhe ndikim, të prezantojnë ide në mënyrë profesionale, të punojnë në mënyrë efektive në ekip, të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme me konsumatorët dhe të negociojnë me sukses.
Përmes rasteve studimore, simulimeve dhe ushtrimeve interaktive, pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi që mund t’i zbatojnë menjëherë në punë. Programi mund të ndiqet i plotë ose përmes moduleve dhe trajnimeve individuale.
Programi zhvillon shkathtësi në:
Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Programi u dedikohet:
Nuk kërkohet përvojë paraprake. Programi është i përshtatshëm si për fillestarë, ashtu edhe për profesionistë me përvojë.
Për pjesëmarrjen online nevojiten kompjuter, lidhje stabile me internet dhe mundësi për përdorimin e platformës digjitale të mësimit.
Programi ofrohet:
Kandidati mund ta zgjedhë formatin e pjesëmarrjes gjatë aplikimit.
Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj rekomandohet aplikimi paraprak.
Pjesëmarrësit mund të ndjekin një trajnim individual, një modul të plotë ose të gjithë programin.
Programi mbahet në gjuhën shqipe. Materiale dhe burime të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Pjesëmarrësit që përfundojnë një trajnim individual pajisen me certifikatë digjitale për trajnimin përkatës.
Pjesëmarrësit që përfundojnë të gjitha modulet dhe projektin final pajisen me certifikatën e plotë të EBC Academy. Secila certifikatë përmban një kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.
Pjesëmarrësit mund ta shtojnë certifikatën në LinkedIn, ta publikojnë në rrjetet sociale, ta përfshijnë në CV ose portofol dhe ta ndajnë gjatë aplikimeve për punë dhe mundësi të tjera profesionale. Certifikata mbetet e ruajtur dhe e qasshme online.
Programi nuk paraqitet si kualifikim akademik. Mirëpo, Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht, e lëshuar përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për certifikata dhe kredenciale digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham and Amazon.
Prof. Asoc. Dr. Sevdie Alshiqi Bekteshi
Prof. Asoc. Dr. Sevdie Alshiqi Bekteshi është profesore në Departamentin e Menaxhmentit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, me profil të konsoliduar akademik dhe profesional në menaxhim, ndërmarrësi, komunikim në biznes, edukim financiar dhe analizë të investimeve.
Ajo mban titullin PhD në Ndërmarrësi dhe Menaxhim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, si dhe titullin Doctor of Business Administration nga Université Côte d’Azur në Francë.
Karriera e saj përfshin mbi 18 vjet përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe angazhim profesional. Në ligjërim ndërthur ekspertizën akademike me aplikimin praktik, duke përdorur raste studimore, simulime dhe ushtrime të përshtatura për sfidat e biznesit.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.
Anchor Institute e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.