
Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTHIRRJE PËR APLIKIM
Ekspert lokal për hartimin dhe finalizimin e Udhëzimit Administrativ për kriteret dhe kushtet për marrjen e licensës për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga punonjësit profesionalI. INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: Tdh), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.
II. INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.
Në dhjetor të vitit 2023, është aprovuar Ligji për shërbime sociale dhe familjare. Ky ligj rregullon shërbimet sociale dhe familjare për personat në nevojë dhe familjet që janë në nevojë, detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve publike që hartojnë politika dhe ofrojnë shërbime sociale dhe familjare si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.
III. OBJEKTIVI I SHËRBIMIT
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e Udhëzimit Administrativ për “Kriteret dhe kushtet për marrjen e licensës për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga punonjësit profesional”, në përputhje me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe standardet ndërkombëtare. Akti nënligjor rrjedh nga neni 70 (Licencimi i punonjësve profesional për marrjen e licencës) i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, i cili përcakton se punonjësi profesional mund të pajiset me licencë për ushtrimin e veprimtarisë profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare nëse i plotëson kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Kriteret dhe kushtet për marrjen e licencës për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga punonjësit profesionale përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Grupi punues është themeluar me vendim nga Ministria e Drejtësisë ndërsa eksperti/ja i/e angazhuar do të jetë përgjegjës që në koordinim me kryesuesin dhe anëtarët e grupit punues të hartojë dhe finalizoj draftin e udhëzimit administrativ derisa të jetë e gatshme për aprovim nga Qeveria.IV. PËRSHKRIMI I PUNËS
Funksione thelbësore të konsulencës
Përgjegjësitë
Në bashkëpunim të ngushtë me grupin punues, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
V. KOHA/AFATET
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji mars 2024 deri në maj 2024.


* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Ministrisë së Drejtësisë dhe Terre de hommes.
VI. KRITERET E PËRZGJEDHJES
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në kos.application@tdh.ch
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 08.03.2024 deri më 21.03.2024 në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert/e për hartimin e UA për kriteret dhe kushtet për marrjen e licensës për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga punonjësit profesional” në subjekt të emailit.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Kriteret e Përzgjedhjes

Politika për Mbrojtjen e Fëmijës:
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.