KONKURS PËR PUNËSIM
Pozita: Teknik i Laboratorit të Betonit
Tehno Burimi shpall konkurs për pozitën Teknik i Laboratorit të Betonit, për angazhim në kontrollin dhe testimin e cilësisë së betonit dhe materialeve përbërëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Marrja dhe përgatitja e mostrave të betonit për testim;
- Kryerja e testeve të betonit të freskët, përfshirë kontrollin e konsistencës (Slump Test);
- Përgatitja, etiketimi dhe ruajtja e mostrave/kubëzave të betonit;
- Kryerja e testimeve të rezistencës së betonit sipas afateve të përcaktuara;
- Kontrolli dhe testimi i materialeve përbërëse të betonit sipas nevojës;
- Evidentimi dhe dokumentimi i rezultateve të testimeve laboratorike;
Kualifikimet dhe kërkesat
- Shkollim i mesëm profesíonal ose kualifikim relevant teknik;
- Përvoja në laborator betoni, fabrikë betoni ose sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi;
- Njohuri bazë mbi betonin, agregatet dhe materialet ndërtimore;
- Aftësi për përdorimin e pajisjeve laboratorike;
- Saktësi dhe përgjegjësi në regjistrimin e rezultateve;
- Patentë shoferi – Kategoria B, konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë
- Punë në një kompani profesionale dhe të organizuar;
- Ambient stabil dhe dinamik pune;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim;
- Trajnim dhe mbështetje gjatë procesít të punës;
- Kushte pune në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe të dhënat e kontaktit në:
Email: info@tehnoburimi.com
Tel: +383(0)48 444 806
Afati i fundit për aplikim: 30/09/2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
