Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Malishevë
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Malishevë
Përgjegjësitë:
- Të ndërtojë portfolio të shëndoshë agrokulturore përmes shitjes direkte
- Analizon dhe propozon rastet e kredisë për aprovim
- I shërben klientët me përkushtim dhe ndërton relacione profesionale me ta
- Monitoron trendet e tregut dhe njofton për përshtypjet mbi tregun
- E prezanton bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
- Detyra tjera relevante
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma e universitetit të bujqësisë
- Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin e bujqësisë
- Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
- Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Të ketë patentë shoferi
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 14.02.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
