1
PREMIUM PLUS

Zyrtar/e në Shitje / Sales Representative

Ruaj
Shield Recruitment&HR
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar/e në Shitje / Sales Representative 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e prodhimit, përpunit dhe shitjes së konstruksioneve metalike dhe produkteve industriale.

Vendi i Punës: Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Identifikimi i klientëve dhe projekteve të reja potenciale;
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave komerciale;
  • Negocimi i kushteve komerciale me klientët;
  • Koordinimi me departamentin teknik, prodhimin dhe menaxhmentin;
  • Pjesëmarrja në takime, prezantime dhe panaire profesionale;
  • Ndjekja e tregut dhe analizimi i konkurrencës;
  • Raportimi periodik lidhur me aktivitetet dhe rezultatet e shitjes;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në shitje apo zhvillim biznesi (përparësi në sektorin industrial, metalik ose ndërtimor);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze (gjuhët të tjera janë përparësi);
  • Njohuri bazike teknike ose interes për sektorin industrial;
  • Aftësi për punë ekipore dhe menaxhim të klientëve;
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office;
  • Patentë shoferi – kategoria B.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Korrik 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet