KosovaJob
SALT ULTRAE re

Pastry Chef (Prishtinë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm Skadon më 5 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Si Pastry Chef në SALT, ju do të jeni përgjegjës për përgatitjen e një game të gjerë ëmbëlsirash dhe produktesh të pjekura, duke rritur nivelin e përvojës kulinare së klientëve.  Vëmendja juaj ndaj detajeve, ekspertiza në pastiçeri dhe përkushtimi ndaj cilësisë do të sigurojnë suksesin e programit tonë të pastiçerisë dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të tonë për ekselencë. Ju do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin e kuzhinës për të ruajtur standardet e larta të SALT dhe për të ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për klientët tanë. 

Roli dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatit dhe realizon ëmbëlsira dhe produkte pastiçerie në përputhje me standardet e cilësisë dhe prezantimit të SALT;
  • Organizon dhe koordinon punën e stacionit të pastiçerisë, duke siguruar realizimin e planit të prodhimit;
  • Zbaton me saktësi recetat, gramaturat dhe teknikat profesionale të pastiçerisë;
  • Realizon dekorimin dhe prezantimin estetik të produkteve;
  • Bashkëpunon në zhvillimin e artikujve të rinj të menusë dhe ofertave sezonale;
  • Monitoron inventarin, cilësinë dhe freskinë e lëndëve të para, duke raportuar nevojat për furnizim;
  • Siguron respektimin e standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe organizimit të stacionit;
  • Mbështet dhe trajnon anëtarët junior të ekipit;
  • Kontribuon në kontrollin e kostove, minimizimin e mbetjeve dhe përdorimin efikas të produkteve.

Cfarë kërkojmë:

  • Diplomë profesionale në pastiçeri ose kulinari; trajnimet përkatëse përbëjnë avantazh;
  • Të paktën 3–5 vite eksperiencë në pastiçeri, preferohet në restorante të nivelit të lartë;
  • Njohuri të mira të teknikave të pastiçerisë dhe dekorimit të ëmbëlsirave;
  • Aftësi për organizimin dhe koordinimin e punës në stacion;
  • Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore;
  • Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt cilësisë;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
  • Përgjegjshmëri, etikë profesionale dhe motivim për zhvillim të vazhdueshëm.

Cfarë ofrojmë: 

  • Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë. 
Afati: 5 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
SALT
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm · Prishtinë
9Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 05/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë