KONKURS PUNE
SALT Prishtina po zgjerohet dhe kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne po kërkojmë për Kuzhinier dhe Sanitare ne Restorant SALT Prishtina:
POZICIONI: KUZHINIER
NJESIA: Restorant SALT - Prishtina
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne po kërkojmë për KUZHINIER dhe NDIHMES KUZHINIER:
PËRGJEGJËSITË:
- Përgatitja, gatimi dhe prezantimi i pjatave me cilësi të lartë;
- Ndihmon shefin e kuzhinës në krijimin e artikujve të menusë, recetave dhe zhvillimin e pjatave;
- Mbikëqyr në mirëmbajtjen e standarteve të sigurisë së kuzhinës dhe ushqimit;
- Studion çdo recetë dhe mbledh të gjithë përbërësit e nevojshëm;
- Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshem i metodave të pergatitjes së ushqimit;
- Siguron që higjena të jetë maksimale në kuzhinë;
- Bashkëpunon me pjesën tjeter të ekipit të kuzhinës për të siguruar ushqim dhe sherbim me cilësi të lartë.
KËRKESAT:
- Eksperiencë në industrinë e restoranteve, kuzhinës dhe menaxhimit;
- Aftësi shumë të mira menaxheriale;
- Aftësi per zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
- Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
- Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.
POZICIONI: Sanitare
NJESIA: Restorant SALT - Prishtina
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne po kërkojmë për Sanitare ne Restorant SALT Prishtina:
PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjëse për sigurimin e pastertisë së përgjithshme dhe të rregullt të ambienteve të restorantit;
- Përgjegjëse për mbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe materialeve të pastrimit në një gjëndje pune të sigurt dhe sanitare;
- Te kujdeset qe te gjitha ambientet e restorantit:,tualetet, shkallet, ambientet e brendshme te jene te pastra.
- Respektoni rreptësisht rregullat në lidhje me shëndetin dhe sigurinë;
- Kryen pastrimin e koshave ne menyre qe ambienti te jete i paster.
KËRKESAT:
- Të ketë komunikim të mirë me stafin e punës;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të jetë e motivuar dhe energjike.
Nëse dëshironi të jeni pjese e ekipes se SALT Prishtina jeni te mirëpritur të dorëzoni CV-ne tuaj në E-mail adresën revohospitalitygroup@gmail.com ose mund te shkruani ne Whatsapp ose Viber në nr. e mobilit: +383 49 536 537.
