PROMOVUESE E BRENDIT RUKO – HoReCa
Jemi në kërkim të një kandidateje energjike, komunikuese për promovimin e lëngjeve dhe pijes energjike të brendit RUKO në sektorin HoReCa – hotele, restorante, kafene dhe catering.
Përgjegjësitë
- Prezantimi dhe promovimi i lëngjeve dhe pijes energjike RUKO;
- Realizimi i vizitave dhe aktiviteteve promocionale në terren;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e kontakteve me klientë dhe partnerë B2B;
- Mbledhja e informatave dhe reagimeve nga tregu;
- Raportimi i aktiviteteve dhe përcjellja e kontakteve te ekipi i shitjes;
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe shitjes.
Kërkesat
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Paraqitje profesionale dhe qasje pozitive;
- Përgjegjësi dhe gatishmëri për punë në terren;
- Përvoja në HoReCa, promocion ose marketing përbën përparësi;
- Patentë shoferi – kategoria B.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës;
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional;
- Ambient pune dinamik dhe mbështetje nga ekipi.
Pozita është e hapur vetëm për kandidate femra.
Aplikimi: Të interesuarat mund të aplikojnë përmes email hr@qumeshtorjadrena.com ose numrit 049 600 200