Sous Chef, Demi Chef de Partie, Enëlarëse
Ember është një sky lounge dhe restorant premium që ofron një përvojë të paharrueshme gastronomike me pamje madhështore panoramike të qytetit. I pozicionuar lart mbi horizontin urban, Ember kombinon kuzhinë të jashtëzakonshme, kokteje kreative dhe një atmosferë të sofistikuar, por njëkohësisht të relaksuar — ideale për darka romantike, festime apo për të shijuar perëndimet e diellit me miq. Çdo vizitë në Ember është një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme.
Lokacioni: Dukagjini Tower, Prishtinë, Kosovë
Lloji i punës: Me orar të plotëSOUS CHEF
Përshkrimi i pozitës:
Ember, është në kërkim të një Sous Chef me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin e kuzhinës, përgatitjen e ushqimit dhe koordinimin e stafit, duke siguruar standarde të larta të cilësisë dhe shërbimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme në kuzhinë.
-
Koordinimi dhe mbikëqyrja e stafit të kuzhinës.
-
Përgatitja dhe gatimi i ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të restorantit.
-
Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit të pjatave.
-
Kontrollimi i stokut dhe nevojave për furnizim.
-
Mbikëqyrja e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
-
Asistimi i Head Chef dhe zëvendësimi i tij në mungesë.
Kualifikimet:
-
Përvojë paraprake si Sous Chef ose në pozitë të ngjashme.
-
Njohuri të mira në teknikat e gatimit dhe përgatitjen e ushqimeve të ndryshme.
-
Aftësi udhëheqëse dhe organizative.
-
Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
-
Përgjegjësi, kreativitet dhe përkushtim në punë.
DEMI CHEF DE PARTIE / DEMI CDP
Kërkojmë një Demi Chef de Partie me përvojë në përgatitjen e pastave dhe risottove, me njohuri të mira të teknikave të gatimit, organizimit të stacionit dhe respektimit të standardeve të larta të cilësisë dhe prezantimit.
Përgjegjësitë:
-
Përgatitja dhe gatimi i ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara.
-
Asistimi i Chef de Partie në organizimin e punës së përditshme.
-
Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit të pjatave.
-
Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të kuzhinës.
-
Kontrollimi i përbërësve dhe raportimi i nevojave për furnizim.
-
Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
-
Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit të kuzhinës.
Kualifikimet:
-
Përvojë paraprake në kuzhinë, preferohet në pozitë të ngjashme.
-
Njohuri në përgatitjen e pastave dhe risottove.
-
Njohuri në teknikat e gatimit dhe prezantimit të pjatave.
-
Përvojë në përgatitjen e pastave të freskëta (Fresh Pasta) përbën përparësi.
-
Njohuri të kuzhinës italiane përbëjnë përparësi.
-
Aftësi për punë ekipore dhe nën presion.
ENËLARËSE
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Larja dhe pastrimi i enëve, gotave dhe pajisjeve të kuzhinës.
-
Mirëmbajtja e pastërtisë dhe higjienës në ambientin e punës.
-
Organizimi dhe sistemimi i enëve të pastra.
-
Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e punës.
Kualifikimet:
-
Përvojë e mëparshme pune si enëlarëse, ose në pozita të ngjashme në restorante/lounge është përparësi
Nëse i përmbushni kriteret, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linqet më poshtë:
Sous Chef: https://coms.darda.com/apply/sous-chef-792fa2
Demi Chef de Partie/ DEMI CDP: https://coms.darda.com/apply/demi-chef-de-partie-cdp-e29763
Enëlarës: https://coms.darda.com/apply/dishwasher-4f973b
Info: +383 49 701 610.
Ne jemi një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe nuk diskriminojmë asnjë punonjës apo aplikant për shkak të racës, ngjyrës, gjinisë, moshës, origjinës kombëtare, fesë, orientimit seksual apo identitetit gjinor.