1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rreth nesh

Pronatyra Treg ka nisur aktivitetin në vitin 2005 dhe sot operon me 13 pika shitjeje në Tiranë, Durrës, Vlorë, si dhe në Kashar dhe Rinas. Prej më shumë se 20 vitesh, ne jemi dalluar në treg për sigurinë maksimale që ofrojmë, cilësinë e produkteve dhe përkushtimin ndaj klientëve tanë.

Që prej fillimit, kemi pasur si prioritet kujdesin ndaj klientit dhe afërsinë me natyrën. Bashkëpunimet me marka të njohura italiane dhe angazhimi i vazhdueshëm për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore kanë qenë gjithmonë në qendër të vlerave tona.

Tani, me kënaqësi njoftojmë zgjerimin tonë në Kosovë, dhe në bashkëpunim me KosovaJob kemi hapur procesin e rekrutimit për pozicionet më poshtë:

Sektorist/e

Paga: 575€ bruto
Orari: 40 orë në javë
Vendi i punës: Arbëri

Detyrat kryesore:

  • Shërbimi i klientëve sipas standardeve të kompanisë, me fokus rritjen e shitjeve
  • Njohja e produkteve dhe sugjerimi i tyre në mënyrë profesionale
  • Trajtimi i ankesave të klientëve dhe bashkëpunimi me përgjegjësin e marketit kur është e nevojshme
  • Vendosja e produkteve në raft sipas rregullit FIFO (First In – First Out) dhe standardeve të merchandising
  • Kontrolli dhe përditësimi i etiketave në raft
  • Respektimi i rregullores së punës dhe kodit të veshjes

Kërkesat:

  • Minimumi arsim i mesëm
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime
  • Eksperienca në retail ushqimor është përparësi

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikoni përmes butonit “Apliko këtu”.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet