Pastiçier/e në Prodhim
KONKURS PËR PUNËSIM – PRINCE COFFEE HOUSE, PRISHTINËPrince Coffee House shpall konkurs për pozitën Pastiçier/e në prodhim në Kuzhinën Qendrore të Prodhimit në Prishtinë, ku përgatiten ëmbëlsirat për shpërndarje në njësitë e kompanisë.Nëse ju pëlqen të përgatitni dhe dekoroni ëmbëlsira, punoni me kujdes dhe dëshironi të zhvilloheni në një kuzhinë profesionale, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Matja dhe përgatitja e përbërësve për ëmbëlsira.
- Përgatitja dhe pjekja e ëmbëlsirave sipas recetave të kompanisë, duke kontrolluar kohën dhe temperaturën e pjekjes.
- Dekorimi i ëmbëlsirave dhe kontrolli i freskisë, cilësisë dhe pamjes së produkteve para dërgimit në njësi.
- Organizimi dhe ruajtja e lëndëve të para në kushte të përshtatshme dhe kontrolli i freskisë së tyre para përdorimit.
- Pastrimi i kuzhinës, sipërfaqeve të punës, pajisjeve dhe veglave gjatë dhe pas punës, duke respektuar rregullat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
- Marrja e porosive nga njësitë dhe koordinimi me ekipin e kuzhinës që ëmbëlsirat të përgatiten dhe të dërgohen në kohë e në kushte të përshtatshme.
- Përvoja në pastiçeri ose në prodhim ushqimor përbën përparësi.
- Aftësi për të ndjekur recetat me përpikëri dhe kujdes në dekorimin e produkteve.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të organizuar punën sipas porosive.
- Aftësi të mira bashkëpunimi dhe gatishmëri për të punuar në ekip.
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient pune profesional dhe të organizuar.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Mundësi avancimi brenda kompanisë.
Afati i fundit për aplikim · 10 dhjetor 2026