KONKURS PUNE – PUNËTOR/E NË BANAK
PastaFasta është në kërkim të punëtorëve/eve për pozitat në banak në lokalet tona.
Përgjegjësitë e punës:
- Përgatitja e pastave sipas standardeve dhe udhëzimeve të restorantit.
- Shërbimi i klientëve me korrektësi dhe profesionalizëm.
- Puna me arkë dhe pranimi i pagesave.
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në banak dhe në hapësirën e punës.
- Kujdesi për pajisjet dhe produktet e restorantit.
- Respektimi i rregullave të brendshme dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
- Komunikim i mirë dhe sjellje e kulturuar me klientët.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t'iu përshtatur standardeve të punës.
- Përvoja e mëparshme në gastronomi konsiderohet përparësi, por nuk është e domosdoshme.
Lokacionet e punës:
- Fushë Kosovë – Rruga Dardania
- Prishtinë – Rruga Nazim Gafurri
- Prishtinë – Rruga Muharrem Fejza
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në numrin +383 44 918 030 apo butonin e mëposhtëm
Bëhu pjesë e ekipit PastaFasta!
