Panamic ICT është në kërkim të një Senior IT System / Network Administrator dhe një Junior IT Support Officer për t'ju bashkuar ekipit tonë teknike.
1 x Senior IT System / Network Administrator
Në këtë pozitë, kandidati do të jetë përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e infrastrukturës IT të klientëve tanë, duke përfshirë serverët, rrjetet, sistemet cloud, sigurinë dhe shërbimet IT.
Përgjegjësitë kryesore
- Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows Server dhe Linux
- Konfigurimi dhe administrimi i Active Directory, DNS, DHCP, Group Policy dhe Microsoft 365
- Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit: switches, routers, firewalls, Wi-Fi dhe VPN
- Konfigurimi dhe administrimi i zgjidhjeve Fortinet, Cisco, Aruba ose platformave të ngjashme
- Monitorimi i performancës, disponueshmërisë dhe sigurisë së sistemeve IT
- Administrimi i sistemeve të backup dhe disaster recovery
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike të nivelit të avancuar
- Implementimi dhe mirëmbajtja e virtualizimit (VMware, Hyper-V ose platforma të ngjashme)
- Administrimi i shërbimeve Microsoft Azure / Microsoft 365
- Konfigurimi dhe mirëmbajtja e VPN-ve, firewall policies dhe network security
- Dokumentimi i konfigurimeve, infrastrukturës dhe procedurave teknike
- Kryerja e IT audits, health checks dhe network assessments
- Bashkëpunimi me ekipin e IT Support dhe eskalimi i problemeve kur është e nevojshme
- Komunikimi direkt me klientët dhe ofrimi i mbështetjes teknike profesionale
- Pjesëmarrja në projekte të implementimit dhe migrimit të infrastrukturës IT
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme
- Minimum 4–5 vite përvojë relevante në administrimin e sistemeve dhe rrjeteve
- Njohuri në Windows Server dhe Active Directory
- Përvojë solide me TCP/IP, VLAN, DNS, DHCP, Routing, Switching dhe VPN
- Përvojë me firewalls dhe zgjidhje të sigurisë së rrjetit
- Përvojë me Microsoft 365 dhe Azure
- Njohuri në virtualizim, backup dhe disaster recovery
- Aftësi të mira në troubleshooting dhe analizimin e problemeve komplekse
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe komunikim
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët
- Gatishmëri për të punuar në projekte dhe ambiente të ndryshme IT
Certifikimet
Certifikimet profesionale konsiderohen përparësi, veçanërisht:
- Microsoft / Azure
- CCNA / Cisco
- Fortinet / NSE
- Aruba
- VMware
- Veeam
- Linux
Çfarë ofrojmë?
- Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë
- Punë me teknologji dhe projekte moderne IT
- Mundësi për zhvillim profesional dhe certifikime
- Trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë
- Përfshirje në projekte të ndryshme për klientë lokalë dhe ndërkombëtarë
- Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave, bonuse ne baze te performances
Si të aplikoni?
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu"
Subjekti i emailit: Senior IT System / Network Administrator
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: Full-time
Afati për aplikim: 09.10.2026
1 x Junior IT Support Officer
Kandidati i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të IT Support dhe do të angazhohet në ofrimin e mbështetjes teknike për klientët dhe përdoruesit, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve IT.
Përgjegjësitë kryesore
- Ofrimi i IT Support për përdoruesit në distancë dhe në lokacion
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e PC-ve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT
- Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software
- Mbështetje për përdoruesit në Microsoft 365, Outlook, Teams dhe aplikacione të tjera
- Mbështetje bazike në administrimin e rrjetit: LAN, Wi-Fi, TCP/IP, DNS dhe DHCP
- Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarive të përdoruesve dhe pajisjeve
- Monitorimi dhe eskalimi i incidenteve teknike sipas nevojës
- Dokumentimi i incidenteve, ndërhyrjeve dhe zgjidhjeve teknike
- Përgatitja dhe konfigurimi i pajisjeve të reja për përdoruesit
- Mbështetje gjatë implementimit dhe mirëmbajtjes së projekteve IT
- Bashkëpunim me ekipin e IT Support dhe System/Network Administration
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë ose studime në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme
- 0–2 vite përvojë në IT Support; përvoja profesionale është përparësi, por nuk është e domosdoshme
- Njohuri bazike në Windows 10/11
- Njohuri bazike në Microsoft 365
- Njohuri bazike në networking dhe troubleshooting
- Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur probleme teknike
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë teknike
- Patentë shoferi kategoria B – përparësi
Çfarë ofrojmë?
- Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
- Trajnime dhe mundësi për certifikime profesionale
- Punë me teknologji dhe zgjidhje moderne IT
- Përfshirje në projekte të ndryshme me klientë lokalë dhe ndërkombëtarë
- Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave, bonuse ne baze te performances
- Mundësi për të avancuar drejt pozitave me te larta
Të dhënat e pozitës
Pozita: Junior IT Support Officer
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Angazhimi: Full-time
Kompania: Panamic ICT
Aplikimi: Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu"
Subjekti: Aplikim – Junior IT Support Officer
Afati për aplikim: 09.10.2026
