KosovaJob
Paketos PREMIUM+E re

Përgjegjës/e i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Burime Njerëzore Skadon më 4 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

PËRGJEGJËS/E I/E BURIMEVE NJERËZORE DHE GENERAL SERVICES

Pozita: Përgjegjës/e i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services

Numri i pozitave: 1

Zyra Qendrore: Prishtinë

Lokacioni: Prishtinë, me angazhim mbështetës për Paketos International dhe degën e postës vendore

Përshkrimi i punës:

Përgjegjësi/ja i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services është përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore në kompani dhe për koordinimin e sektorit të shërbimeve të përgjithshme (General Services), i cili ofron mbështetje për Paketos International (posta ndërkombëtare) dhe për degën e Paketos për postën vendore.

Pozita përfshin rekrutimin dhe administrimin e stafit, mirëmbajtjen e dokumentacionit të punësimit, menaxhimin e kontratave me ofrues shërbimesh dhe koordinimin e shërbimeve mbështetëse, duke garantuar zbatimin e legjislacionit të punës, saktësi dhe konfidencialitet të të dhënave. Kjo pozitë kërkon organizim të lartë, integritet profesional dhe orientim ndaj cilësisë së shërbimit, në përputhje me standardet e kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit, përfshirë shpalljet, intervistat dhe integrimin e punëtorëve të rinj
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e kontratave të punës, dosjeve personale dhe evidencave të punëtorëve
  • Mbajtja e evidencës së orarit të punës, lejeve vjetore, lejeve të sëmundjes dhe mungesave
  • Koordinimi me departamentin e financave për dokumentacionin e pagave dhe kompensimeve
  • Zbatimi i legjislacionit të punës, rendit shtëpiak dhe politikave të brendshme të kompanisë
  • Trajtimi i çështjeve disiplinore dhe ankesave të punëtorëve, si dhe koordinimi i trajnimeve dhe vlerësimit të performancës
  • Ruajtja strikte e konfidencialitetit dhe mbrojtja e të dhënave personale të punëtorëve
  • Menaxhimi i kontratave me ofrues shërbimesh, në veçanti kontratave të shërbimeve softuerike (licenca, abonime, mirëmbajtje), me ndjekjen e afateve dhe rinovimeve
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e shërbimit të pastrimit të lokaleve të Paketos dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të ngjashme
  • Koordinimi i furnizimit me materiale, pajisje, uniforma dhe evidenca e inventarit
  • Mbështetja e projekteve të postës vendore, përfshirë projektin e shpërndarjes së faturave të furnizimit me energji, në planifikimin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse për ekipet në terren
  • Bashkëpunim i ngushtë me Project Manager-in dhe mbikëqyrësit e postierëve për planifikimin e kapaciteteve të stafit
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi burimet njerëzore dhe punën e sektorit të shërbimeve të përgjithshme

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Njohuri të mira të Ligjit të Punës në Kosovë dhe procedurave të punësimit
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Aftësi për menaxhimin e kontratave dhe të dokumentacionit administrativ
  • Njohuri të mira të Microsoft Office (Excel, Word)
  • Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Korrektësi, përgjegjësi dhe besueshmëri e lartë profesionale
  • Përvoja në burimet njerëzore, administratë ose menaxhim kontratash është përparësi, por jo e detyrueshme

Kushtet e punës:

  • Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe kualifikimeve
  • Kontratë e rregullt pune me orar të plotë
  • Trajnim fillestar për procedurat e kompanisë dhe projektet aktive
  • Zhvillim profesional dhe mundësi avancimi në karrierë
  • Ambient pune profesional dhe dinamik

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: jobs@paketos.io

Afati: 4 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Paketos
Transport, Logjistikë
15Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 04/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë