1
ULTRA
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

OPERATOR/E / POSTIER/E PËR SHPËRNDARJE DERË MË DERË (DOOR-TO-DOOR)

Pozita: Operator/e / Shpërndarës/e
Numri i pozitave: 10

Zyra Qendrore: Prishtinë
Lokacionet: Të gjitha rajonet ku do të shpërndahen faturat sipas projektit me klientin.

Përshkrimi i punës:

Operatori i shpërndarjes është përgjegjës për dorëzimin me kohë, korrekt dhe të sigurt të faturave te konsumatorët përfundimtarë, sipas listave, zonave dhe afateve të përcaktuara në projekt.

Pozita përfshin shpërndarje door-to-door (derë më derë) brenda afatit të caktuar nga data e përpunimit, duke garantuar saktësi, gjurmueshmëri dhe respektim të plotë të konfidencialitetit të të dhënave. Kjo pozitë kërkon përgjegjësi të lartë, disiplinë operative dhe orientim ndaj cilësisë së shërbimit, në përputhje me standardet e klientit dhe kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Marrja e faturave të zarfura sipas zonës së caktuar dhe arritja e targetit ditor të dorëzimit
  • Dorëzimi i faturave derë më derë (door-to-door) brenda afatit të përcaktuar
  • Regjistrimi i GPS koordinatave për çdo faturë të dorëzuar (timestamp + ID)
  • Ruajtja strikte e konfidencialitetit dhe mbrojtja e të dhënave personale (PII) të konsumatorëve
  • Raportimi i faturave të padorëzuara, së bashku me arsyet përkatëse (adresë jo e saktë, objekt i mbyllur, mungesë e konsumatorit, etj.)
  • Bashkëpunim i ngushtë me Call Center-in dhe Project Manager-in për zgjidhjen e çështjeve operative
  • Respektimi i procedurave operative, standardeve të sigurisë dhe udhëzimeve të projektit, përfshirë gatishmërinë për verifikime dhe auditime nga klienti

Kërkesat:

  • Arsim i mesëm (minimum)
  • Aftësi shumë të mira orientuese në terren
  • Patent shoferi – kategoria B (e obligueshme)
  • Shkathtësi fizike për punë aktive në terren gjatë ditës
  • Korrektësi, përgjegjësi dhe besueshmëri e lartë profesionale
  • Përvoja në shpërndarje/postë/logjistikë është përparësi, por jo e detyrueshme

Kushtet e punës:

  • Pagë: 700 € neto / muaj
  • Mundësi për punë jashtë orarit, me kompensim shtesë sipas ligjit dhe politikave të kompanisë
  • Kontratë e rregullt pune
  • Trajnim fillestar për procedurat e projektit dhe përdorimin e mjeteve digjitale
  • Ambient pune profesional dhe dinamik

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: jobs@paketos.io

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet