Rekruter (German)
Ky konkurs është në Draft dhe nuk është aktiv në Kosovajob dhe platformat tjera.Në emër të klientit tonë, një kompani BPO me bazë në Gjermani, jemi në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozitën e mëposhtme:
Pozita: Rekruter (German)
Kriteri kryesor: Njohja e gjuhës gjermane në nivelin C1
Përgjegjësitë
- Shqyrtimi i aplikimeve të kandidatëve dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së tyre me kërkesat e pozitave të hapura.
- Kontaktimi i kandidatëve dhe vlerësimi i njohurive të tyre gjuhësore.
- Koordinimi i procesit të rekrutimit nga fillimi deri në fund, duke përfshirë caktimin e intervistave dhe komunikimin me kandidatët.
- Koordinimi i ofertave të punësimit dhe përcjellja e hapave të procesit të rekrutimit.
- Përgatitja e raporteve dhe përditësimi i statusit të kandidatëve në sistemin e rekrutimit.
- Mbështetja në detyra të ndryshme administrative që lidhen me procesin e rekrutimit.
Kërkesat kryesore janë:
- Njohja e gjuhës gjermane në nivelin minimal C1.
- Përfundimi i studimeve Bachelor.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e rekrutimit dhe i plotësoni kriteret e lartcekura, ju ftojmë të aplikoni përmes butonit Apliko.