Kujdestare (Dado)
KONKURS PËR KUJDESTARE (DADO) PËR BEBE
Jemi në kërkim të një kujdestareje serioze, të përgjegjshme dhe me përvojë për kujdesin ndaj një bebe 12 muajshe.Kriteret:
- Mosha: 45–55 vjeç
- Të ketë përvojë në kujdesin për bebe ose fëmijë të vegjël.
- Të jetë e dashur, e durueshme dhe e kujdesshme me fëmijët.
- Të jetë e përgjegjshme, e besueshme dhe e disiplinuar.
- Të ketë nivel të lartë të higjienës personale dhe pastërtisë në punë.
- Të respektojë rregullat, rutinën dhe udhëzimet e familjes.
- Rekomandimet nga punëdhënës të mëparshëm përbëjnë përparësi.
Përparësi do të kenë kandidatet që:
- Kanë punuar si kujdestare në familje me bebe ose fëmijë.
- Kanë punuar në çerdhe, kopshte ose institucione të edukimit parashkollor.
- Kanë përvojë shumëvjeçare në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Detyrat kryesore:
- Kujdesi i plotë për beben gjatë orarit të punës.
- Ushqyerja sipas udhëzimeve të prindërve.
- Ndërrimi i pelenave dhe kujdesi për higjienën e bebes.
- Zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme sipas moshës së bebes.
- Mbajtja e pastërtisë së sendeve dhe hapësirave që përdor bebja.
Orari i punës: 08:00 – 17:00
Paga: 800 € në muaj
Bonus:
- Çdo kandidate që plotëson 1 (një) vit pune të pandërprerë do të shpërblehet me bonus shtesë në fund të vitit, si vlerësim për përkushtimin dhe bashkëpunimin afatgjatë.
- Ofrojmë ambient pune serioz, korrekt dhe bashkëpunim afatgjatë për kandidaten e duhur.
- Të interesuarat mund të aplikojnë duke telefonuar ne numrin me poshte :
Adresa: Prishtine Fshati Nderkombetare, Hajvali.
Numri Kontaktues: 049-129-559