Edukator/e (4)
Bazuar në nenin 5, paragrafi c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, në nenin 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Komunat e Kosovës në. 04/L-032, në Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme nr. 08/L-153, në Udhëzimin Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional rë Arsimit të Përgjithshëm, në Kurrikulën për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme për Fëmijët 0-6 vjec në Kosovë, dhe Kornizën për Sigurimin e Cilësisë në Edukimin e Hershëm në Kosovë, hapet thirrja për aplikim për edukatorë/e, në kuadër të projektit “Forcimi i bazave të kapitalit njerëzor përmes zgjerimit të qasjes në shërbime cilësore të edukimit në fëmijërinë e hershme në Komunën e Prizrenit”, të zbatuar nga UNICEF në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit me administrim të procesit të rekrutimit nga kompania KosovaJob.
Thirrje për aplikim për edukatorë/e
Me kohë të caktuar
4 edukatore për punën me grup-moshat 9 muaj – 24 muaj në institucionet publike të edukmit të hershëm “Yjet” dhe “Dielli Yne” në Prizren.
Koeficienti: 6.1
Kualifikimet minimale:
- Fakulteti I Edukimit, Bachelor 4 vjecar – programi për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-6 vjec
- Fakulteti I Edukimit, Bachelor 4 vjecar – programi parashkollor
- Shkolla e Lartë Pedagogjike (SHLP) – Drejtimi për Edukatorë (diplomat e mëparshme).
Përparësi
- Përvojë pune në institucione të edukimit në fëmijërinë e hershme;
- Trajnime në fushën e edukimit të hershëm, të nxënit përmes lojës dhe qasjeve bashkëkohore pedagogjike;
- Përvojë pune me fëmijë të moshës 0–3 vjeç.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Në përputhje me Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Kurrikulën për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (0–6 vjeç), standardet profesionale dhe politikat e institucionit, edukatori/ja është përgjegjës/e për planifikimin, realizimin, dokumentimin dhe vlerësimin e praktikave të edukimit, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve të moshës 9–24 muaj.
Edukatori/ja:
- Zbaton Kurrikulën për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (0–6 vjeç) dhe siguron realizimin e përvojave cilësore të të nxënit dhe zhvillimit për fëmijët.
- Planifikon dhe zbaton praktika pedagogjike të bazuara në lojë (play-based pedagogy), eksplorim, ndërveprim, rutinat e përditshme dhe interesat e fëmijëve.
- Mbështet zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve, përfshirë zhvillimin fizik, njohës, gjuhësor, emocional, social dhe kreativ, në përputhje me ritmin dhe nevojat individuale të secilit fëmijë. Kjo duhet të realizohet në linjë me komptenecat e parapara në Kurrikulën për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
- Siguron sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në institucion, në përputhje me legjislacionin dhe politikat për mbrojtjen e fëmijës.
- Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të sigurta, të qëndrueshme dhe mbështetëse me fëmijët, duke promovuar ndjenjën e përkatësisë, sigurisë emocionale dhe mirëqenies.
- Organizon mjedisin edukativ si mjedis gjithëpërfshirës, stimulues, të sigurt dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve, duke mbështetur lojën, eksplorimin, komunikimin dhe pavarësinë.
- Vëzhgon, dokumenton dhe reflekton mbi zhvillimin, interesat, progresin dhe nevojat e fëmijëve, duke përdorur informacionin e mbledhur për planifikimin e mëtejshëm pedagogjik.
- Promovon barazinë, gjithëpërfshirjen dhe respektimin e diversitetit, duke siguruar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë fëmijëve pa diskriminim.
- Bashkëpunon me prindërit, kujdestarët ligjorë dhe familjet për të mbështetur zhvillimin, të nxënit dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe për të siguruar vazhdimësi ndërmjet mjedisit familjar dhe institucionit.
- Bashkëpunon me kolegët, profesionistët mbështetës dhe menaxhmentin e institucionit për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e aktiviteteve edukative dhe të kujdesit.
- Respekton dhe zbaton legjislacionin në fuqi, Kodin Etik të profesionit, politikat e mbrojtjes së fëmijës, si dhe rregulloret dhe procedurat e institucionit.
- Merr pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional dhe angazhohet në reflektim të vazhdueshëm mbi praktikën profesionale për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të edukimit dhe kujdesit.
- Kryen detyra të tjera profesionale që lidhen me edukimin, kujdesin, mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve, sipas nevojave të institucionit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten dokumentet në vijim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër motivimi;
- Dy (2) referenca profesionale;
- Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë valide);
- Kopje të diplomës/diplomave dhe kualifikimeve relevante (shtese nëse ka);
- Për kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës, vendimi për njohjen (nostrifikimin) e diplomës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Certifikatë mbi dënimet penale;
- Dëshmi të përvojës së punës në institucione edukativo-arsimore ose në punë me fëmijë (nëse ka);
- Dëshmi për trajnimet dhe zhvillimin profesional në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme (nëse ka).
- Dëshmi për trajnimet dhe zhvillimin profesional në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme (nëse ka).
Dokumentet e kërkuara para nënshkrimit të kontratës
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë i/e obliguar të dorëzojë:
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet aftësia për ushtrimin e detyrave të vendit të punës;
- Dokumente të tjera të kërkuara sipas legjislacionit në fuqi dhe procedurave të institucionit.
Mënyra e aplikimit dhe procedura e përzgjedhjes
Kandidatët e interesuar duhet t’i skanojnë dhe dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në format elektronik në adresën: dkrasniqi@unicef.org, thalimi@unicef.org dhe luljeta.veselaj@rks-gov.net, jo më vonë se data 8 dhjetor 2026, ora 16:00.
Thirrja për aplikim hapet më 23 nëntor 2026 dhe mbetet e hapur për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë aplikacionet dhe do të bëjë vlerësimin paraprak të kandidatëve bazuar në përmbushjen e kritereve dhe kualifikimeve të përcaktuara në këtë thirrje. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe kalojnë fazën e vlerësimit administrativ do të ftohen në fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Dokumentacioni i pakompletuar, i pasaktë ose i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të merret në shqyrtim.
Procesi i përzgjedhjes do të përfshijë:
- Vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar;
- Test me shkrim për kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë;
- Intervistë me gojë.
Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve në testin me shkrim do të ftohen në intervistë.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit dhe intervistës, kandidatët do të njoftohen individualisht përmes postës elektronike (e-mail).
UNICEF dhe Komuna e Prizrenit rezervojnë të drejtën që gjatë procesit të përzgjedhjes të kërkojnë dokumentacion shtesë ose sqarime nga kandidatët, në përputhje me kërkesat e pozicionit dhe legjislacionin në fuqi.