Rrobaqepëse, Qëndistare
KONKURS PUNË
Pozitat e hapura:
-
Rrobaqepëse
-
Qëndistare
Minna Fashion po zgjeron ekipin e prodhimit dhe kërkon profesioniste të përkushtuara, me përvojë dhe aftësi në fushën e rrobaqepësisë dhe qëndisjes, për ndërrimin e pasdites.
Përgjegjësitë kryesore
Rrobaqepëse:
-
Qepja dhe përpunimi i veshjeve sipas modeleve dhe standardeve të kompanisë.
-
Realizimi i punimeve me saktësi dhe kujdes ndaj detajeve.
-
Respektimi i afateve dhe cilësisë së prodhimit.
Qëndistare:
-
Realizimi i qëndisjeve dhe detajeve dekorative në veshje.
-
Punë precize me materiale dhe teknika të ndryshme qëndisjeje.
-
Sigurimi i cilësisë dhe estetikës së produktit final.
Kualifikimet e kërkuara
-
Përvojë paraprake në pozitën përkatëse.
-
Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.
-
Saktësi, përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
-
Gatishmëri për të respektuar afatet e prodhimit.
Kushtet e punës
-
Orari i punës: 12:00 – 20:00 (ndërrimi i pasdites)
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive.
-
Mundësi zhvillimi profesional.
Aplikimi
Kandidatet e interesuara ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në ose informatat mbi përvojën e tyre profesionale në emailin minnafashionhr@gmail.com, ose të kontaktojnë në numrin +383 48 801 074.
Në subjekt të aplikimit të shënohet pozita për të cilën aplikoni: Rrobaqepëse ose Qëndistare.
