Automekanik, Ndihmës Mekanik, Punëtor në Autolarje
MERCOM COMPANY / PEUGEOT KOSOVA hap konkurs për pozitat:
- 2X AutoMekanik
- 3X Ndihmës Mekanik
- 2X Autolarje
AUTO MEKANIK / NDIHMËS MEKANIK
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Inspektimi i automjeteve dhe identifikimi i defekteve;
- Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve;
- Diagnostikimi dhe riparimi i problemeve teknike;
- Testimi i automjeteve pas servisimit ose riparimit;
- Komunikimi dhe koordinimi i përditshëm me përgjegjësit e servisit dhe stafin e pranimit.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në fushën e automekanikës;
- Trajnim ose praktikë e përfunduar në fushën e automekanikës ose autoelektrikës;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
- Patentë shoferi e kategorisë B — e domosdoshme.
Punëtor në Autolarje
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Larja dhe pastrimi i automjeteve të kompanisë;
- Kontrollimi i rregullt i automjeteve për të identifikuar nevojën për pastrim.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëparshme në punë të ngjashme përbën përparësi;
- Motivim dhe përkushtim ndaj punës;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Përpikëri dhe respektim i orarit të punës.
Mënyra e aplikimit:
Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni në: 045 501 900 ose përmes butonit "Apliko këtu"