1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Macro Logistics hap konkurs për pozitën:

  • Koordinator i Logjistikës

Macro Logistics SHPK është në kërkim të një Koordinatori të Logjistikës për t'iu bashkuar ekipit tonë në Ferizaj. Kandidati do të jetë përgjegjës për koordinimin e transporteve, komunikimin me klientë dhe partnerë, si dhe monitorimin e proceseve logjistike.

Detyrat Kryesore:

  • Organizimi dhe koordinimi i transporteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • Komunikimi i rregullt me klientë, partnerë dhe transportues.
  • Monitorimi i dërgesave dhe menaxhimi i dokumentacionit përkatës.
  • Zgjidhja e çështjeve operative dhe sigurimi i mbarëvajtjes së proceseve logjistike.

Kriteret:

  • Minimum 2 vite përvojë pune në logjistikë, transport ose spedicion.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohja e gjuhës serbo-kroate përbën përparësi.
  • Njohuri të programeve bazë kompjuterike (MS Office).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.

Ne Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Lokacioni: Ferizaj
Orari: Full Time

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike të kompanisë info@logisticsmacro.com ose numrit te telefonit +383 48 888 503 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë përvojë të mëhershme relevante do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet