KosovaJob
La Petite France E re

Shitëse / Sales Assistant, Mirëmbajtëse / Sanitare

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 1 dhjetor 2026
	 	 

LA PETITE FRANCE KOSOVA — Gourmet Foods & Goods

La Petite France po zgjeron ekipin e saj në Prishtinë dhe është në kërkim të personave të motivuar, profesionalë dhe të përkushtuar për pozitat:

Pozitat e hapura:

  • Shitëse / Sales Assistant
  • Mirëmbajtëse / Sanitare

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Minimumi shkolla e mesme e përfunduar
  • Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe profesionalizëm
  • Aftësi për punë ekipore dhe organizim
  • Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme përbën përparësi
  • Gatishmëri për punë me ndërrime dhe gjatë fundjavës

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient modern dhe profesional pune
  • Pagë konkurruese
  • Trajnim dhe mbështetje profesionale
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi
  • Kontratë pune dhe kushte të rregullta punësimi

Lokacioni: Prishtinë

Afati i aplikimit: 01.12.2026

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes emailit, duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë.

Email: info@lepetitefrance-ks.com

Bëhu pjesë e La Petite France, ku cilësia, profesionalizmi dhe përkushtimi janë standard i përditshëm.

Afati: 1 dhjetor 2026 · edhe 13 ditë
La Petite France
Retail dhe Distribuim
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 01/12/26 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë