Zyrtar i Financave, Faturist
KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Shkabaj - Obiliq. Pozitat e hapura janë:
ZYRTAR I FINANCAVE | FATURIST
ZYRTAR I FINANCAVE | SHKABAJ/OBILIQ
Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi dhe evidentimi i transaksioneve ditore, përfshirë shitjet, kthimet e mallit dhe pagesat me kesh.
- Evidentimi i lëvizjeve interne të mallrave, konsumit të prodhimit dhe promocioneve në sistem.
- Përcjellja dhe raportimi i gjendjes së stoqeve dhe paletave në baza ditore.
- Përgatitja, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe përcjellës.
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për sigurimin e saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit.
- Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën e punës, sipas kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa apo fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë të Excel-it dhe dokumentacionit financiar; përvoja me programe kontabël ose evidenca të depos përbën përparësi.
- Patentë shoferi, kategoria B.
FATURIST | SHKABAJ/OBILIQ
Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi, regjistrimi dhe përpunimi i porosive të klientëve në sistemin kontabël.
- Përgatitja dhe lëshimi i faturave, fletë-dërgesave dhe dokumentacionit përcjellës.
- Ndërlidhja e porosive të aprovuara me dokumentet e liferimit të mallit.
- Fiskalizimi dhe lëshimi i kuponëve fiskalë për konsumatorët.
- Sistemimi, mirëmbajtja dhe arkivimi i faturave dhe dokumentacionit përkatës.
- Komunikimi dhe bashkëpunimi me zyrtarët përkatës për çështjet që lidhen me porositë dhe faturimin.
- Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën e punës, sipas kërkesave të menaxhmentit.=
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa apo fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë të Excel-it dhe dokumentacionit financiar; përvoja me programe kontabël ose evidenca të depos përbën përparësi.
- Patentë shoferi, kategoria B.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME
- Përgjegjësi, korrektësi, aftësi bashkëpunimi dhe gatishmëri për të punuar sipas nevojave operative të pozitës.
ÇFARË OFRON KORPORATA RUGOVE
Mjedis profesional dhe dinamik; trajnime dhe mundësi zhvillimi; kompensim sipas rezultateve të arritura; përfitime sipas politikave të kompanisë, përfshirë mundësinë e sigurimit shëndetësor me 50% të primit të mbuluar nga kompania.
SI TË APLIKOHET
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@rugove.eu, duke specifikuar pozitën dhe qytetin për të cilin aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikime pa dallim gjinie apo të ndonjë karakteristike tjetër të mbrojtur me ligj.
