Korporata RUGOVE, me brendet e mirënjohura Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove, vazhdon zgjerimin dhe fuqizimin e ekipit profesional në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit. Për qumështoren tonë në Sigë, Pejë, kërkojmë profesionistë me përvojë për pozitat e mëposhtme.
TEKNOLOG/E NË PRODHIM
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Monitoron dhe kontrollon proceset teknologjike të përpunimit të qumështit dhe prodhimit të produkteve të bulmetit.
- Kontrollon dhe evidenton parametrat teknologjikë gjatë fazave të prodhimit dhe siguron respektimin e procedurave të përcaktuara.
- Monitoron standardet e sigurisë ushqimore, higjienës dhe cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
- Identifikon devijimet në proces dhe propozon ose ndërmerr masa korrigjuese në koordinim me ekipin përgjegjës.
- Kontribuon në rritjen e efikasitetit, reduktimin e humbjeve dhe optimizimin e proceseve të prodhimit
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Studime universitare të përfunduara në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Ushqimore ose drejtim tjetër relevant.
- Përvojë pune në industrinë ushqimore - e domosdoshme; përparësi përvoja në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit.
- Njohuri të mira të proceseve teknologjike të përpunimit të qumështit dhe prodhimit të produkteve të bulmetit.
- Njohuri mbi sistemet dhe standardet e sigurisë ushqimore, higjienës dhe kontrollit të cilësisë.
TEKNOLOG/E NË PAKETIM
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Monitoron proceset dhe parametrat teknologjikë të paketimit të produkteve ushqimore.
- Siguron që produktet e paketuara përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara të cilësisë dhe higjienës.
- Monitoron përdorimin e materialeve ambalazhuese dhe respektimin e kushteve të përcaktuara për paketim dhe ruajtje.
- Identifikon problemet dhe devijimet gjatë procesit të paketimit dhe propozon ose ndërmerr masa korrigjuese.
- Kontribuon në përmirësimin e efikasitetit të linjave të paketimit dhe reduktimin e humbjeve.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Studime universitare të përfunduara në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Ushqimore ose drejtim tjetër relevant.
- Përvojë pune në proceset e paketimit në industrinë ushqimore - e domosdoshme; përparësi përvoja me qumësht dhe produkte të bulmetit.
- Njohuri të proceseve dhe teknologjive të paketimit të produkteve ushqimore.
- Njohuri mbi materialet ambalazhuese, kushtet e ruajtjes dhe kërkesat higjienike gjatë paketimit.
KËRKESAT E PËRBASHKËTA PËR TË DY POZITAT
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për punë në ekip dhe komunikim profesional me departamentet e ndërlidhura.
- Përgjegjësi, saktësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Gatishmëri për të punuar sipas organizimit dhe orarit të përcaktuar të prodhimit.
ÇFARË OFROJMË
- Punë në një kompani të konsoliduar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
- Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Kompensim sipas rezultateve të arritura..
- Shujtë ditore të siguruar nga kuzhina qendrore e fabrikës.
- Sigurim shëndetësor, me 50% të primit të mbuluar nga kompania.
SI TË APLIKOHET
Dërgoni CV-në tuaj në hr@rugove.eu, duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikoni ose përmes butonit të mëposhtëm
Afati i fundit për aplikim është data 2 shtator 2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Korporata RUGOVE është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e pozitës.
