1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kollabo AG

Qëllimi ynë është të revolucionarizojmë mënyrën e rekrutimit në sektorin e punëtorve dhe t’i ndihmojmë profesionistët të gjejnë punën e tyre ideale, shpejt dhe lehtë – pa stresin e zakonshëm të aplikimeve.

Për zyrën tonë në Prishtinë, (Lagjja Emshir, Jusuf Gërvalla 64, Kati 2) kërkojmë:

  • Operations Agent
  • Customer Support / Operations Agent (m/f/d) – 100%

Detyrat e tua

  • 1st-Level-Support për kandidatët dhe partnerët përmes telefonit, email-it dhe chat-it
  • Menaxhimi i të dhënave në sistemin tonë CRM – Salesforce
  • Mbështetje administrative, organizative dhe teknike për këshilltarët tanë të klientëve

Profili yt

  • Minimum 2 vite përvojë pune në fusha si shërbimi ndaj klientit ose shitje.
  • Je komunikativ/e dhe të pëlqen të flasësh në telefon.
  • Punon mirë në ekip, je i/e besueshëm/me dhe i/e orientuar drejt zgjidhjes.
  • Gatishmëri për të punuar ndonjë fundjavë (maksimumi një herë në muaj).
  • Komunikim i mirë me shkrim dhe me gojë në gjermanisht (Schweizerdeutsch është një plus).

Çfarë ofrojmë ne:

  • Zyrë moderne me tavolina që mund të përdoren edhe në këmbë.
  • Punë në ngritjen e një zgjidhjeje udhëheqëse në një startup të mbështetur nga VC.
  • Ekip i ri, ndërdisiplinor dhe me plot ambicie.
  • Kulturë pune e orientuar drejt njerëzve dhe qëllimeve.
  • Pagë fikse.

Dërgo CV-në tënde të plotë direkt tek: bujar.sulimani@kollabo.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

(Aplikimet pa CV të përditësuar nuk do të merren parasysh.)

Presim me padurim aplikimin tënd!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet