1
PREMIUM PLUS

Arkëtar/e, Agjent i shitjes në terren (Kategoria B)

Ruaj
Këneta
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA TË LIRA NË EKIPIN TONË
Kompania jonë është në rritje të vazhdueshme andaj jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj që ndajnë vlera të përbashkëta si korrektësia, përkushtimi dhe puna me integritet.

Aktualisht jemi në proces të zgjerimit të ekipit dhe kemi të hapura këto pozita:

Arkëtar/e
Përgjegjësitë kryesore:

  • Realizimi i pagesave të klientëve me saktësi dhe kujdes
  • Lëshimi i faturave dhe mbajtja e evidencës së transaksioneve ditore
  • Mirëmbajtja e arkës dhe raportimi ditor financiar
  • Sigurimi i një shërbimi të shpejtë, miqësor dhe profesional për klientët

Kualifikimet e preferuara:

  • Saktësi dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e parasë
  • Aftësi komunikuese dhe sjellje pozitive me klientët
  • Përvojë paraprake në arkë ose pozita të ngjashme përbën përparësi
  • Njohuri bazike në përdorimin e pajisjeve të arkës

2x Agjent i shitjes në terren (Kategoria B)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e vizitave të rregullta në pikat e caktuara brenda terrenit përkatës 
  • Prezantimi i produkteve dhe ofertave tek klientët ekzistues dhe potencialë 
  • Marrja e porosive dhe përcjellja e tyre sipas procedurave të kompanisë
  • Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zgjerim të rrjetit të klientëve

Kualifikimet e preferuara:

  • Përvojë paraprake në shitje në terren ose punë me klientë 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative 
  • Njohuri e mirë e terrenit dhe pikave të shitjes 
  • Patentë shoferi valide, kategoria B

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese + BONUSE 
  • Ambient profesional dhe mbështetës pune 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanisë 
  • Trajnim për produktet, ofertat dhe procesin e shitjes

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në besart.bytyqi@keneta-ks.com ose të na kontaktojnë në +383 44 212 816.

Afati i fundit për aplikim: 08.07.2026
Lokacioni i punës: Ferizaj (pika në Google Maps: https://maps.app.goo.gl/fgozuFkEft63X1NH7)

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet