KosovaJob
Karrota PREMIUM+

Menaxhues Marrëdhëniesh me Klientë

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 13 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Menaxhues marrëdhëniesh me klientë

Po kërkojmë një person që din me i mbajtë klientët, projektet dhe ekipin në të njëjtën faqe. Kur klienti thotë “a bon ma shpejt?”, “a bon ma lirë?” ose “rrite pak llogon”, nuk panikosesh, por din çka me bo për me i gjetë zgjidhje.

Na po i ndërtojmë veglat e së ardhmes, prandaj njohja, pasioni dhe dëshira jo vetëm për relacione me njerëz, por edhe për me ndërtu AI sisteme bashkë, asi që na e lehtësojnë jetën, është e domosdoshme. Duhesh me pasë aftësi organizimi me vizion për të ardhmen, edhe veçanërisht me pasë gatishmëri edhe guxim me dalë nga tradicionalja.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Me i koordinu projektet dhe kërkesat e klientëve prej momentit që vijnë deri në momentin që dorëzohen.
  • Me komuniku me klientët dhe me kuptu saktë çka po kërkojnë.
  • Me i përkthy kërkesat e klientit në detyra të qarta për ekipin kreativ, social media, web dhe ekipet tjera.
  • Me i përcjell afatet dhe me u siguru që projektet dorëzohen me kohë.
  • Me i koordinu ekipet e brendshme dhe me i mbajt projektet në lëvizje.
  • Me i menaxhu ndryshimet, feedback-un dhe kërkesat shtesë të klientëve.
  • Me i mbajt klientët të informum për statusin e projekteve.
  • Me identifiku situata para se me u bo probleme.
  • Me ndihmu në zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Me bashkëpunu me ekipet e shitjes, kreativës, dizajnit, social media dhe produksionit.
  • Me u siguru që ajo që i premtohet klientit, edhe dorëzohet.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Përvojë në Account Management, Client Service, Project Management ose pozitë të ngjashme.
  • Komunikim shumë të mirë dhe aftësi me punu me njerëz.
  • Organizim të fortë dhe aftësi me menaxhu disa projekte njëkohësisht.
  • Aftësi me i kuptu kërkesat e klientit dhe me i shndërru në detyra konkrete.
  • Qetësi kur vijnë 5 kërkesa njëkohësisht.
  • Aftësi me prioritizu dhe me marrë përgjegjësi.
  • Njohuri të mira të proceseve të marketingut dhe agjencive kreative janë avantazh.
  • Anglishtja e mirë është e preferueshme. Një PLLUS i madh!

Afati: 13 nëntor 2026 · edhe 7 ditë
Apliko tani
Karrota
Marketing, Reklamim & PR
11Ndjekës
5Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 13/11/26 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë