Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik), Asistent Teknik – Praktikant, Mjeshtër për Montimin e Ashensorëve, Punëtor Sezonal
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalSHPALLJE PUNE – KA LIFT Sh.p.k
Me seli në Prishtinë dhe me operim në të gjithë territorin e Kosovës, kompania KA LIFT Sh.p.k, e specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, po kërkon staf të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse dëshironi të zhvilloheni në fushën teknike dhe të punoni në një ambient dinamik, na kontaktoni!Pozitat e hapura:
1. Asistent Teknik (Mekatronikë / Elektrik)
Kriteret:
- Përfundim i shkollës teknike në Mekatronikë ose Elektrik, ose nxënës në vitin e 2-të apo 3-të;
- Seriozitet dhe përkushtim;
- Dëshirë për mësim dhe zhvillim profesional;
- Aftësi për punë ekipore dhe në terren;
- Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
- Preferohet patent shofer kategoria B.
2. Asistent Teknik – Praktikant (Praktikë me Pagesë)
Kriteret:
- Nxënës i shkollës teknike ose dikush i interesuar për zanat teknik;
- Praktika ofrohet me pagesë;
- Trajnim dhe mbështetje gjatë gjithë praktikës;
- Mundësi fitimi përvoje dhe zhvillim profesional;
- Mundësi punësimi afatgjatë pas praktikës;
- Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
- Preferohet patent shofer kategoria B.
3. Mjeshtër për Montimin e Ashensorëve
Kriteret:
- Përvojë në montim ashensorësh;
- Profesionalizëm dhe përgjegjësi;
- Gatishmëri për punë në lartësi dhe kushte të ndryshme;
- Patent shofer kategoria B.
4. Punëtor Sezonal (Me vendbanim në Prizren, Pejë dhe Prishtinë)
Kriteret:
- Gatishmëri për punë fizike dhe ekipore;
- Përkushtim dhe korrektësi;
- Mundësi për punë në terren dhe në kushte të ndryshme;
- Preferohet patent shofer kategoria B.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë fikse + bonuse sipas performancës dhe korrektësisë;
- Shujta ditore të siguruara nga kompania;
- Ambient pune profesional dhe trajnime të vazhdueshme;
- Mundësi punësimi afatgjatë për praktikantët më të suksesshëm.
Lokacioni i punës: Projekte në të gjithë Kosovën
Aplikimet dërgohen përmes butonit "Apliko Këtu" ose në: kaliftshpk@gmail.com ose info@ka-lift.com
Për informata: +383 43 711 012