Ekonomist (Astana, Kazakistan)
Shield Recruitment & HR kërkon Ekonomist 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Astana, Kazakistan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Asiston Udhëheqësin e Zyrës së Financave në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të përditshme financiare të kompanisë.
-
Pranon, kontrollon dhe sistematizon dokumentacionin financiar, situacionet e punimeve të kryera dhe faturat e materialeve nga objektet në ndërtim të kompanisë.
-
Mirëmban korrespondencën dhe koordinon komunikimin ndërmjet Zyrës së Financave, Zyrës së Kontabilitetit, Departamentit të Furnizimit dhe punishteve të kompanisë.
-
Përgatit dhe mirëmban evidencat dhe raportet financiare sipas periudhave dhe kërkesave të eprorëve të kompanisë.
-
Përcjell obligimet financiare, pagesat dhe gjendjen e borxheve ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve.
-
Asiston në përgatitjen e analizave financiare, pasqyrave të shpenzimeve dhe raporteve mbi kostot e projekteve.
-
Kujdeset për saktësinë, sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar.
-
Ruan konfidencialitetin e të dhënave financiare dhe informacioneve të brendshme të kompanisë.
-
Kryen detyra të tjera në fushën e ekonomisë dhe financave, sipas kërkesave të eprorëve dhe nevojave të kompanisë.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet drejtimi Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
-
Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale në fushën e financave, ekonomisë ose kontabilitetit.
-
Përvoja e punës në kompani të sektorit të ndërtimtarisë.
-
Përvoja në monitorimin financiar të projekteve ndërtimore.
-
Njohja e programeve financiare dhe të kontabilitetit.
-
Përvoja e punës në kompani ndërkombëtare.
-
Njohja e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar, është e obligueshme.
-
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë në Microsoft Excel.
-
Aftësi të mira analitike, organizative dhe administrative.
-
Përgjegjshmëri, motivim, përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve gjatë kryerjes së detyrave të caktuara.
-
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët dhe departamentet e tjera.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, duke respektuar afatet e përcaktuara.
-
Gatishmëri për të jetuar dhe punuar në Astana, Kazakistan.
Kompania ofron:
-
Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatit.
-
Akomodim të siguruar nga kompania.
-
Ushqim të siguruar nga kompania.
-
Transport të siguruar nga kompania.
-
Ambient profesional dhe ndërkombëtar të punës.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
-
Bashkëpunim me një ekip profesional dhe me përvojë.
-
Mundësi për angazhim në projekte të rëndësishme ndërtimore.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Dhjetor 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.