Koordinator/e i/e Marketingut
Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Koordinator/e i/e Marketingut. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.
Qyteti: Prishtinë
Statusi: Full Time
Pozita: Koordinator/e i/e Marketingut
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
-
Planifikon, koordinon dhe zbaton aktivitetet e marketingut në përputhje me strategjinë e kompanisë;
-
Koordinon realizimin e fushatave promocionale, sezonale dhe komerciale;
-
Koordinon aktivitetet e marketingut tradicional dhe digjital;
-
Koordinon dhe monitoron rrjetet sociale të kompanisë;
-
Koordinon krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve tekstuale, grafike dhe audiovizuale;
-
Monitoron dhe analizon performancën e fushatave të marketingut;
-
Realizon hulumtime të tregut dhe analiza të konkurrencës;
-
Propozon ide dhe iniciativa për rritjen e shitjeve dhe promovimin e produkteve;
-
Siguron respektimin e standardeve të identitetit vizual dhe imazhit të markës;
-
Koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve promocionale;
-
Organizon dhe koordinon eventet, aktivitetet promocionale dhe hapjen e njësive të reja;
-
Bashkëpunon me agjencitë e marketingut, furnitorët, influencerët dhe partnerët e jashtëm;
-
Koordinon aktivitetet e marketingut me departamentet dhe njësitë operative të kompanisë;
-
Monitoron zbatimin e ofertave dhe fushatave promocionale në të gjitha njësitë;
-
Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet dhe performancën e marketingut;
-
Identifikon mundësitë për përmirësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të marketingut;
-
Respekton politikat, procedurat dhe standardet e brendshme të kompanisë;
-
Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e pozitës, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit
Kualifikimet dhe përvoja profesionale:
-
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
-
Minimumi dy (2) vite përvojë profesionale në marketing ose pozita të ngjashme.
Aftësitë:
-
Aftësi të mira organizative dhe koordinuese;
-
Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
-
Kreativitet dhe iniciativë profesionale;
-
Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;
-
Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
-
Fleksibilitet dhe përshtatshmëri.
Mundësi të barabarta punësimi
Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.
Procesi i Përzgjedhjes
Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit deri më 10.12.2026
Linku për aplikim: https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=255
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të kritereve të konkursit do të kontaktohen për intervistë.
Bashkohuni me ekipin e HeB’s!