KosovaJob

Kujdestar i Kafshëve (m/f/d)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Punë të Përgjithshme Skadon më 9 dhjetor 2026
	 	 

KUJDESTAR I KAFSHEVE (M/F/D)

Orar të plotë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë

FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org

Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.

Kontributi juaj do të jetë

  • Sigurimi i kujdesit të përshtatshëm për kafshët që qëndrojnë në PYLLIN E ARINJVE Prishtina si dhe ndjekja e praktikave të duhura të menaxhimit

  • Monitorimi i sjelljes së kafshëve për qëllime të mundshme socializimi

  • Monitorimi dhe dokumentimi i shëndetit të kafshëve dhe çdo ndryshimi në sjellje

  • Mbështetja e masave dhe procedurave veterinare, sipas nevojës

  • Mbështetja në rritjen e kafshëve të reja, sipas nevojës

  • Pjesëmarrja dhe mbështetja e transferimit të sigurt të kafshëve në dhe nga strehimorja

  • Kontrollimi i furnizimit me ushqim, duke përfshirë fletë-dërgesat, për të siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur të ushqimit

  • Shkrimi i raporteve të përditshme nga vëzhgimet e kontrollit (sjellja, anomalitë, sëmundjet dhe simptomat e arinjve)

  • Mbështetje me fotografimin e arinjve për përmbajtje në mediat sociale dhe ofrimin e historive interesante rreth arinjve

  • Respektimi i të gjitha udhëzimeve për sigurinë, planit të alarmit, udhëzimeve të punës dhe rregulloreve të tjera

  • Këshillimi i menaxhimit të lartë për çdo ngjarje teknike të sigurisë ose dëmtimeve relevante si çështje me gardhe elektrike, ndriçimin e emergjencës, energjinë elektrike, sistemin e alarmit, agregatët e energjisë etj.

  • Prerja e degëve të pemëve, heqja e barërave dhe prerja e barit afër gardheve dhe hapësirave të kafshëve

  • Heqja e degëve dhe pemëve të rëna

  • Mbështetja me koordinimin dhe organizimin e vizitorëve të përditshëm në strehimore

 Profili i kërkuar 

  • Eksperiencë e mëparshme pune si kujdestar i kafshëve

  • Patentë shoferi është një plus

  • Aftësi bashkëpunimi

  • Pasion i madh per mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS

Oferta jonë përfshin

  • Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve

  • Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit  NJE FOUR PAWS

Bashkohuni me ekipin tonë të përkushtuar për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e kafshëve!

Aplikoni që sot duke dërguar letrën tuaj të motivimit dhe CV-në në gjuhën shqipe ose angleze, në adresën e mëposhtme:

Z. Arsim Maloku
F&A Specialist PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: recruiting.bsp@vier-pfoten.org

Në FOUR PAWS, ne fuqizojmë secilin që të kontribuojë me përvojat e veta unike dhe autentike në mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve, si dhe të tregojë dhembshuri ndaj kafshëve, njerëzve dhe planetit. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar të krijojmë një vend pune të bazuar në barazi, gjithëpërfshirje dhe ndjenjën e përkatësisë. Mirëpresim aplikimet nga persona me prejardhje, identitete dhe aftësi të ndryshme, të cilët ndajnë pasionin tonë për krijimin e një bote më të mirë për kafshët.

Ju lutemi, kini parasysh se, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, pajisja me një leje të vlefshme pune për vendin përkatës ose plotësimi i kushteve për përfitimin e saj është kërkesë e domosdoshme për këtë pozitë përpara fillimit të marrëdhënies së punës.

Ju lutemi, kontaktoni në adresën recruiting.bsp@vier-pfoten.org nëse keni nevojë për ndihmë gjatë procesit të aplikimit për këtë pozitë.

Afati: 9 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
VIER PFOTEN Kosova and BEAR SANCTUARY Prishtina
Administratë
3Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 09/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë