KosovaJob
Stars of Prishtina Academy E re

Edukatore

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim Skadon më 25 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE 

Stars of Prishtina 

Akademia e Fëmijëve “Stars of Prishtina” shpall konkurs për vende të lira pune:

Pozitat e hapura: 

  1. Edukatore  

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara 

  • Të posedojnë diplomë të Fakultetit të Edukimit (programi parashkollor), diplomë nga  Shkolla e Lartë Pedagogjike (drejtimi për edukatore) ose drejtimi Përkujdesje dhe  Mirëqenie e Fëmijëve.  
  • Të kenë njohuri dhe aftësi të mira pedagogjike dhe profesionale. 
  • Të jenë të diplomuara ose në përfundim të studimeve në fushën përkatëse. 
  • Kualifikimet dhe trajnimet shtesë do të konsiderohen përparësi. 

Kërkesa të përgjithshme 

  • Të jenë seriozë/e dhe të përkushtuar/a në punë. 
  • Të kenë qasje të qetë, të durueshme dhe të dashur me fëmijët. 
  • Të posedojnë kreativitet dhe aftësi të mira organizative. 
  • Të jenë të aftë/a për punë në grup dhe bashkëpunim profesional. 
  • Përparësi do të kenë kandidatët/et që aktualisht nuk janë në marrëdhënie pune në  institucione të tjera. 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Kujdesi për mbarëvajtjen e aktiviteteve edukative me fëmijët. 
  • Zbatimi i aktiviteteve sipas planprogramit edukativo-arsimor. 
  • Krijimi i një ambienti të ngrohtë, të sigurt dhe stimulues për fëmijët.
  • Bashkëpunimi profesional me stafin dhe pjesëmarrja aktive në aktivitetet e institucionit. 

Aplikimi 

Dokumentet dhe CV-ja duhet të dërgohen përmes butonit të mëposhtëm ose në: 

E-mail: starsofprishtina@gmail.com 

Vetëm kandidatët/et që i plotësojnë kriteret do të ftohen për intervistë. Konkursi mbetet i  hapur nga data 25.11.2026 deri më 25.12.2026.

Afati: 25 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Stars of Prishtina Academy
Edukim, Shkencë & Hulumtim
2Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 25/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë