Finance & HR Assistant
Finance & HR Assistant
Scantech Group po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Finance & HR Assistant, i/e cili/a do të kontribuojë në menaxhimin e proceseve financiare, administrative dhe të burimeve njerëzore brenda kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i barazimeve financiare ditore dhe mujore të punëtorëve dhe shoferëve.
- Evidentimi dhe kontrollimi i pagesave dhe transaksioneve financiare.
- Përgatitja e raporteve financiare dhe administrative.
- Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave të punës të punëtorëve dhe shoferëve.
- Organizimi dhe zhvillimi i intervistave me kandidatët për punësim.
- Menaxhimi i dokumentacionit dhe evidencave të punonjësve.
- Asistimi në proceset e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj.
- Bashkëpunimi me departamentet operativës, marketingut dhe menaxhmentit.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Menaxhment, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Përvoja paraprake në financa, administratë ose burime njerëzore përbën përparësi.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Përparësi kanë kandidatët me njohuri të teknologjisë, aplikacioneve dhe sistemeve digjitale të menaxhimit.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient modern, profesional dhe dinamik të punës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Bashkëpunim me një ekip ambicioz dhe inovativ.
Lokacioni: Prishtinë
Bëhu pjesë e Scantech Group dhe zhvillo karrierën tënde në një kompani që investon në teknologji, inovacion dhe zhvillim profesional.
Apliko tani duke dërguar CV-në tënde përmes butonit të mëposhtëm!