Vende të lira pune (32)
Shpallje për vende të lira të punës
CAKAY Group Insaat - kontraktor ekskluziv për mirëmbajtje me seli në Camp FILM CITY, HQ KFOR Main, Prishtinë, ofron mundësi punësimi me orar të plotë për pozitat si më poshtë.
Pozitat e punës që kërkohen:
-
Punonjëse per pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave të brendshme (objekteve) – 22 vende.
-
Punonjës per pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave të jashtme (terreneve) – 10 vende.
Kriteret e përgjithshme
-
Te jenë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në punë.
-
Të kenë aftësi për punë individuale dhe në ekip.
-
Të jenë korrekt dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të punës.
-
Kandidatët duhet të posedojnë dëshmi për të kaluarën e pastër kriminale.
Kushtet e punës:
-
Orari i punës: 08:00-16:00 -5 ditë në javë;
-
Pushimi vjetor dhe ditët e festave zyrtare në përputhje me legjislacionin në fuqi;
-
Kushtet e punës dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke kontaktuar ne numrin: 049 73 73 07 ose ne e-mail adresen: human.resources@nms-cakay.com
Mirëpresim aplikimet tuaja!
Afati i aplikimit deri me: 15 Dhjetor 2026