Arkitekt / Draftues (2)
Arkitektë / Draftues (2)Lokacioni: PrishtinëOrari: i plotëAfati: 20 dhjetor 2026DrawUp funksionon që nga viti 2022 në Prishtinë, si kompani arkitekture e specializuar në vizatimin e planeve, me partnerë me standarde të larta nga e gjithë Evropa. Ekipi drejtohet nga profesionistë me përvojë në draftimin e projekteve.DrawUp po kërkon 2 Arkitektë/Draftues të motivuar, të etur për zhvillim, me aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.Kualifikimet dhe kompetencat e kërkuara:
- Edukim dhe njohuri në arkitekturë dhe ndërtimtari,
- Së paku 2 vite eksperiencë pune profesionale me ArchiCAD,
- Njohje e gjuhës angleze,
- Qëndrueshmëri në punë,
- Interes për të mësuar vazhdimisht rregulloret dhe normat internacionale të ndërtimit,
- Dëshirë dhe kënaqësi në procesin e projektimit dhe vizatimit,
- Përqendrim dhe përgjegjësi në punë,
-
Aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në ekip.
- Punë në projekte interesante, të drejtuara nga kuadër i kualifikuar,
- Zhvillim profesional në nivel internacional,
- Bashkëpunim afatgjatë, me vlerësim të lartë për mundin dhe performancën,
- Njohuri të ndërtimtarisë nga pikëpamje internacionale,
- Mbikëqyrje dhe bashkëpunim me kuadër të kualifikuar nga shtetet lidere në arkitekturë dhe ndërtimtari,
- 5 ditë pune në javë, pushim në festat zyrtare dhe pushim vjetor,
-
Pajisje, programe dhe ambient komod pune.