Komercialist/e
Pozita: KOMERCIALIST/E
Kompania: Omega Term SH.P.K.
Përshkrimi i pozitës:
Omega Term SH.P.K. kërkon një Komercialist/e të motivuar, me aftësi të mira komunikimi dhe negocimi, i/e cili/a do të kontribuojë në zhvillimin e shitjeve, zgjerimin e rrjetit të klientëve dhe forcimin e pozitës së kompanisë në treg.
Përgjegjësitë kryesore:
-
Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë.
-
Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë.
-
Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
-
Realizimi i vizitave dhe takimeve me klientë në terren.
-
Përgatitja dhe përcjellja e ofertave komerciale.
-
Negocimi dhe realizimi i objektivave të shitjes.
-
Analizimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim.
-
Raportimi periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjes.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
-
Përvojë paraprake në shitje ose në pozita të ngjashme.
-
Përvoja në sektorin e ngrohjes, klimatizimit dhe instalimeve përbën përparësi.
-
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
-
Njohuri të programeve bazë kompjuterike (MS Office).
-
Patentë shoferi, kategoria B.
-
Gatishmëri për punë në terren.
-
Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave të shitjes.
Çfarë ofron kompania:
-
Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
-
Mundësi për bonuse në bazë të performancës.
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
-
Punësim afatgjatë dhe stabilitet profesional.
Lokacioni i punës: Prishtinë
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Tani"