KosovaJob
The HeadHunter Group PREMIUM+E re

Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit (Byroja Kosovare e Sigurimit)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Ekzekutiv Skadon më 7 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e punësimit dhe rekrutimit, me seli qendrore në SHBA, Dover, Delaware, që operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Qipro, Greqi dhe Bullgari. Ne ofrojmë një qasje të re në industrinë e rekrutimit, ku fokusi jonë kryesorë janë Kandidatët dhe Klientët. 

The Headhunter Karriera LLC, është përzgjedhur si Konsulent i Rekrutimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), që të mbështes procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit. 

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), organizatë profesionale e themeluar për qëllime jofitimprurëse dhe të kryej funksionin e Byrosë nacionale te sigurimit, shpall konkurs për pozicionin Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit. 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të punës 

Drejtori i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare dhe kontabël të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), si dhe për sigurimin e administrimit të drejtë, transparent dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të mjeteve dhe burimeve financiare të Byrosë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore përfshijnë: 

  • Organizon, udhëheq dhe mbikëqyr punën e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit, duke përcaktuar objektivat dhe hartuar planin e punës së departamentit;
  • Planifikon dhe menaxhon burimet financiare, siguron likuiditetin dhe përcjell realizimin e buxhetit të miratuar të Byrosë;
  • Përgatit projektbuxhetin vjetor dhe është përgjegjës për monitorimin e realizimit të tij;
  • Mbikëqyr detyrimet financiare, arkëtimin e borxheve dhe kërkesave, si dhe pagesat ndaj furnizuesve dhe kreditorëve të tjerë;
  • Mbikëqyr realizimin e pagesave përmes transaksioneve bankare dhe formave të tjera të kompensimit të detyrimeve, në pajtim me autorizimet dhe vendimet përkatëse;
  • Mbikëqyr përllogaritjen dhe përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe bashkëpunimin me Administratën Tatimore;
  • Siguron përllogaritjen, evidencimin dhe pagesën e të ardhurave personale dhe kompensimeve të tjera të punonjësve;
  • Mbikëqyr procesin e kontabilitetit, përfshirë regjistrimin dhe klasifikimin e transaksioneve financiare, përpilimin dhe kontrollimin e faturave, si dhe analizat kontabël;
  • Siguron përgatitjen e raporteve financiare dhe kontabël, pasqyrave financiare periodike dhe vjetore, deklarimeve dhe informatave të tjera financiare brenda afateve të përcaktuara ligjore;
  • Mbikëqyrë evidencën e mjeteve themelore dhe përllogaritjen e amortizimit;
  • Mbikëqyr shpërndarjen e kuotave mujore dhe realizimin e pagesave nga kompanitë e sigurimit, si dhe evidencimin e detyrimeve dhe pagesave për Fondin e Kompensimit;
  • Siguron evidencën dhe monitorimin e mjeteve financiare dhe detyrimeve që lidhen me Fondin e Garancisë, Kartonin e Gjelbër, Memorandumet e Mirëkuptimit dhe Sigurimin Kufitar;
  • Mbikëqyrë raportimin financiar dhe gjendjen e financimit të Fondit të Kompensimit, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
  • Siguron rakordimin e zërave bilancorë ndërmjet Byrosë dhe anëtarëve të saj, në përputhje me legjislacionin dhe standardet përkatëse;
  • Siguron zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar (SNK/SNRF), si dhe të akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë fushën financiare dhe kontabël;
  • Siguron zbatimin e akteve të brendshme dhe procedurave financiare të Byrosë;
  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, merr pjesë aktive në procesin e auditimit dhe siguron adresimin e rekomandimeve nga fusha e përgjegjësisë së departamentit;
  • Asiston Drejtorin Ekzekutiv në çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e departamentit;
  • Kontrollimi i raporteve ditore të llogarive bankare,
  • Evidentimi dhe mbikëqyrja e detyrimeve dhe pagesave për Fondin e Kompensimit dhe Risigurimit
  • Zbaton vendimet dhe udhëzimet e organeve kompetente të Byrosë, në kuadër të përgjegjësive të pozitës;
  • Kryen edhe detyra të tjera nga fushëveprimi i departamentit, të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv, Këshilli Administrativ dhe Asambleja e Përgjithshme, në pajtim me kompetencat dhe aktet e brendshme të Byrosë. 

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale 

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
  • Certifikatë e kualifikimit profesional si Kontabilist i Certifikuar, e lëshuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).Kopja e certifikatës duhet të jetë e noterizuar. 

Përvoja e punës 

  • Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale në fusha të administrimit, menaxhimit, financave apo shërbimeve administrative.
  • Së paku 3 (tre) vite përvojë në pozita udhëheqëse ose menaxheriale.
  • Njohuri të avancuara në fushën e financave, kontabilitetit dhe raportimit financiar;
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar (SNK/ SNRF);
  • Njohuri të legjislacionit financiar, tatimor dhe të kontabilitetit;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike dhe sistemeve të kontabilitetit financiar;
  • Njohje e gjuhës angleze;
  • Aftësi organizative, menaxhuese dhe udhëheqëse;
  • Aftësi analitike, vendimmarrëse dhe komunikuese;
  • Integritet profesional, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në ekip. 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim 

  • CV-në (Curriculum Vitae); 
  • Kopjen e diplomës universitare; 
  • Kopjen e noterizuar të certifikatës së kualifikimit si Kontabilist i Certifikuar, të lëshuar nga ShKÇAK; 
  • Dëshmi për përvojën e punës (përfshirë përvojën në pozita udhëheqëse)
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit. 
  • Certifikatë mbi dënimet penale. 
  • Dokumente të tjera që dëshmojnë përmbushjen e kritereve të konkursit në fushën e menaxhimit financiar-përparësi. 

Procedura e Aplikimit: 

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre përmes linkut të dhënë më poshtë:

https://the-headhunter.careers-page.com/jobs/5698a6a6-37f9-495f-b303-ebcad68f17e5

Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit. 

Nëse hasni ndonjë problem me aplikimin, ju lutemi kontaktoni: m.sopjani@theheadhunter.com Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 7 Dhjetor 2026, deri në orën 17:00. 

Aplikimet e marra pas afatit ose të dorëzuara në mënyra të tjera nuk do të shqyrtohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e ardhshme të rekrutimit do të kontaktohen.

Zyrtarët e The Headhunter Karriera LLC duhet të sillen gjithmonë në mënyrë që të përputhen me statusin e një nëpunësi ndërkombëtar civil. Kjo përfshin shmangien e çdo veprimi që mund të ndikojë negativisht në integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e pozicionit dhe funksionit të tyre si zyrtarë të The Headhunter Karriera LLC. The Headhunter Karriera LLC është e angazhuar për zbatimin e standardeve më të larta etike në ushtrimin e veprimtarisë së saj. 

Të gjithë punonjësit e BKS-së do të përzgjidhen bazuar në një proces rekrutimi dhe përzgjedhjeje të hapur dhe konkurrues, në përputhje me statutin e BKS-së. Për më tepër, rekrutimi i të gjithë punonjësve të BKS-së do të kryhet në përputhje me parimet dhe udhëzimet e përcaktuara nga dispozitat kushtetuese dhe ligjore, duke përfshirë mundësitë e barabarta, meritën, kompetencën, transparencën dhe mosdiskriminimin në të gjitha format e tij. 

Shënim: 

"The Headhunter Karriera LLC dhe punonjësit e saj, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit dhe punonjësit e saj, nuk marrin asnjë tarifë në asnjë fazë të procesit të rekrutimit (aplikim, intervistë, trajnim, dhe/ose ndonjë hap tjetër)."

 

Afati: 7 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Apliko tani
The HeadHunter Group
Burime Njerëzore
5Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment Ekzekutiv
Skadon 07/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë