KosovaJob
ACE Group Clinic PREMIUM+E re

Stomatolog/e, Asistent/e i/e Stomatologjisë, Teknik/e i/e Radiologjisë, Recepsionist/e, Social Media Manager / Fotograf/e, Mirëmbajtës/e dhe Shërbim

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Shëndetësi, Medicinë Skadon më 20 nëntor 2026
	 	 

WE ARE HIRING | ACE GROUP CLINIC

Bëhu pjesë e ekipit të ACE Group Clinic!

ACE Group Clinic, një klinikë moderne stomatologjike me lokacion në Arbëri, Prishtinë, është në fazën e zgjerimit të ekipit dhe kërkon profesionistë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar vizionit tonë.

Ne besojmë se cilësia e shërbimit fillon me njerëzit. Prandaj, kërkojmë individë që vlerësojnë profesionalizmin, bashkëpunimin, përkushtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.

POZITAT E HAPURA

1. Stomatolog/e

  • Licencë valide për ushtrimin e profesionit.
  • Minimum 2 vite përvojë profesionale.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe qasje profesionale ndaj pacientëve.
  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe standardeve bashkëkohore stomatologjike.

2. Asistent/e e Stomatologjisë

  • Përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë.
  • Aftësi për organizimin dhe asistimin gjatë procedurave stomatologjike.
  • Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë.
  • Përkushtim ndaj higjienës dhe standardeve të punës.

3. Teknik/e i/e Radiologjisë

  • Diplomë përkatëse profesionale.
  • Licencë valide.
  • Përgjegjësi në përdorimin e pajisjeve dhe realizimin e ekzaminimeve radiologjike.

4. Recepsionist/e

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira kompjuterike.
  • Aftësi për menaxhimin e termineve dhe komunikimin me pacientët.
  • Njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.

5. Social Media Manager / Fotograf/e

  • Kreativitet dhe aftësi të zhvilluara në fotografi.
  • Përvojë në krijimin e përmbajtjeve digjitale.
  • Aftësi në fotografim, video-produksion dhe editim.
  • Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe zhvillimin e strategjive të komunikimit digjital.

6. Mirëmbajtës/e dhe Shërbim

  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë së klinikës.
  • Kujdes ndaj ambienteve dhe hapësirave të përbashkëta.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.

ÇFARË OFROJMË?

  • Ambient modern dhe kushte profesionale pune.
  • Kulturë bashkëpunimi dhe respekt të ndërsjellë.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Pjesëmarrje në një ekip dinamik me standarde të larta shërbimi.
  • Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e një institucioni me vizion afatgjatë.

SI TË APLIKONI?

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes:

Email: info@acegroupclinic.com

Telefon & WhatsApp: +383 43 800 020

Lokacioni: ACE Group Clinic, Arbëri, Prishtinë, Kosovë.

Afati i fundit për aplikim: 20.12.2026

Bëhuni pjesë e një ekipi që synon të vendosë standarde të reja në kujdesin stomatologjik.

ACE GROUP CLINIC – Excellence in Dental Care.

Afati: 20 nëntor 2026 · skadon sot
ACE Group Clinic
Shëndetësi, Medicinë
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Shëndetësi, Medicinë
Skadon 20/11/26 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë