KosovaJob
Smart Project SH.P.K ULTRAE re

Projekt Arkitekt

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Arkitekturë Skadon më 4 dhjetor 2026
	 	 

Pozita: Projekt Arkitekt 

Vendi: Prishtinë

SMART PROJECT është themeluar në vitin 2005 me eksperiencë të marrë nga fusha e arkitekturës dhe inxhinierisë. Çfarë e dallon dhe e bënë më interesante kompaninë është shumëllojshmëria e projekteve me të cilat kompania vazhdimisht dhe me sukses e ka sfiduar vetveten. Praktika jonë është një angazhimi i thellë filozofik dhe praktik në çdo projekt të ri, planifikimi i menduar dhe përdorimi i materialeve unike dhe sensitive duke u bazuar në eksplorim konstant të ideve, koncepteve dhe formave, duke përdorur një metodologji specifike për çdo projekt, ku çdo rrethanë e re na sjellë një zgjidhje unike.

SMART PROJECT është në kërkim të Projekt Arkitektit të motivuar dhe të talentuar për zyrën në Prishtinë. Kandidatët duhet të kenë edukimin, njohuritë, shkathtësitë dhe eksperiencën e zgjeruar në lëmin profesional të arkitekturës dhe planifikimit, dhe veçanërisht eksperiencën në realizimet teknike dhe implementimin e tyre në ndërtim – njohuri në teknologjinë e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i projektimit arkitektonik dhe i vizatimeve të zbatimit në përputhje me standardet rajonale
  • Koordinimi dhe kontributi në implementimin e BIM-it në projekte të ndryshme
    Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit të dorëzimit (submittals) të projektit
  • Integrimi i parimeve të dizajnit të qëndrueshëm
  • Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore për të siguruar respektimin e konceptit projektues dhe saktësinë teknike
  •  Sigurimi që dokumentacioni përmbush kërkesat për leje dhe ndërtim në Kosovë dhe Mal të Zi

Kërkesat dhe kualifikimet:

  •  Edukimi minimal profesional: Diplomë Bachelor ose Master në Arkitekturë.
  •  Përvoja minimale profesionale:  min. 3 (tre) vite përvojë pune profesionale të dëshmuar, si Arkitekt Dizajni, Projektimi dhe Planifikimi / Zhvillimi (Projektues)

– Aftësitë, Njohuritë dhe Shkathtësitë (të buta dhe të forta):

  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Shkathtësi dhe njohuri të theksuara të zgjidhjes së problemeve profesionale –
    teknike:
    – Njohuri e zhvillimit të projekteve kryesore dhe zbatuese
    – Njohuri e sistemeve strukturale – dizajni struktural
    – Njohuri e materialëve dhe sistemeve konstruktive
    – Njohuri adekuate mbi të kuptuarit integral mes arkitekturës dhe fazave inxhinierike (Statika, Elektro-energjetika, Makineria,Hidro-sanitaria…)
  • Njohja dhe azhurnimi me normativat dhe standardet për zhvillim të projekteve në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Njohje adekuate dhe implementim efikas i veglave digjitale / programeve sikurse: ArchiCAD, AutoCAD, Rhino 3D (apo të ngjashme) dhe Photoshop, si dhe pakos bazë të MS Office (Word & Excel) për punë të përditshme.
  • Njohuri të theksuara dhe / ose certifikim në BIM për implementim në zhvillimin e Projekteve (Kryesore dhe Detale).
  • Njohja e mirë e gjuhës Shqipe dhe gjuhës Angleze.
  • Aftësi dhe shkathtësi për shprehje të ideve dhe koncepteve kreative dhe inovative.
  • Aftësi dhe shkathtësi të theksuar të “menduarit me duar” – përdorimi dhe arkivimi sistematik i skicave, skemave, diagrameve dhe modeleve fizike për zhvillim, interpretim dhe kontrollim të projekteve.
  • Qasje fleksibile ndaj metodave dhe ambienteve të reja të punës si dhe aftësi për t’u përshtatur shpejtë dhe për të kaluar në projekte dhe detyra të ndryshme sipas nevojës.
  • I/e hapur ndaj kritikes profesionale dhe mundësive e nevojave për aftësim dhe përvoja të reja.

Si Arkitekt me përgjegjësi dhe kompetenca të bartjes / koordinimit teknik të projekteve në SMART PROJECT, ju do të keni rastin të punoni në një gamë të gjerë të projekteve dhe do të luani një rol të rëndësishëm në aplikimin dhe avancimin e njohurive tuaja për inovacion në dizajn.

APLIKIMI:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në hr@smartproject-ks.com. Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës: “Projekt Arkitekt”. Afati i fundit për aplikim: 04.12.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Smart Project ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve të kualifikuar, pa dallim gjinie, etnie, moshe apo aftësie të kufizuar.

Afati: 4 dhjetor 2026 · edhe 15 ditë
Smart Project SH.P.K
Inxhinieri
9Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Arkitekturë
Skadon 04/12/26 (15 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë