KosovaJob
ALBED PREMIUM+E re

Koordinator/e i Ekipeve të Montimit në Terren

Lokacioni Vushtrri Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 30 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Rreth pozitës

ALBED sh.p.k. është kompani lider në prodhimin e mobilieve dhe kërkon një Koordinator/e të Ekipeve të Montimit në Teren. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për planifikimin e montimeve, organizimin e ekipeve dhe kontrollin e punës së tyre në teren, që çdo porosi të montohet në kohë dhe me cilësinë e ALBED.

Detyrat kryesore

  • Planifikimi ditor dhe javor i montimeve dhe ndarja e ekipeve sipas porosive, lokacionit dhe afateve.
  • Koordinimi me prodhimin dhe magazinën që porosia të jetë e kompletuar dhe e ngarkuar në kohë.
  • Vizita dhe kontrolle në teren për cilësinë e montimit dhe respektimin e standardeve.
  • Ndjekja e produktivitetit të ekipeve dhe raportimi i rregullt te menaxhmenti.

Kërkesat

  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
  • Aftësi udhëheqëse: të organizojë, të kontrollojë dhe të motivojë ekipet.
  • Komunikim i mirë dhe korrekt me klientët.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për lëvizje në teren.

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit përmes butonit të mëposhtëm ose në: info@albed.org
Subjekti i emailit: „Koordinator i Montimit – Emri Mbiemri”
Për informata: 045 504 773 · Afati: deri më 15 nëntor 2026
Afati: 30 nëntor 2026 · edhe 11 ditë
Apliko tani
ALBED
Retail dhe Distribuim · Vushtrri, Kosova
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 30/11/26 (11 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri