KosovaJob
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë E re

Zyrtar Ligjor (Alb/Srb)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ligj & Legjislacion Skadon më 8 dhjetor 2026
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Ud. Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 422/2026 të dt. 17.11.2026 me nr. të protokollit 02/2459, KMDK SH.A shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Zyrtar Ligjor  (1 pozitë);

Numri i Referencës: ZP/KJ-17-2026;

I raporton: Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse;

Niveli i pagës me koeficient 49: 980.00€ (nëntëqindetetëdhjetë Euro) bruto në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;

Orët e Punës: 40 orë në javë;

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj;

Vendi i punës: KMDK-së SH.A, Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ofron këshilla dhe opinione ligjore për menaxhmentin dhe njësitë përkatëse të institucionit;
  • Harton, analizon dhe rishikon kontrata, marrëveshje, rregullore dhe akte të tjera juridike;
  • Monitoron përputhshmërinë e veprimtarive të institucionit me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;
  • Përfaqëson institucionin në procedura gjyqësore dhe administrative, nëse kërkohet;
  • Përgatit përgjigje, parashtresa dhe dokumente të tjera për procedura ligjore;
  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm për çështje me natyrë ligjore;
  • Jep këshilla ligjore gjatë proceseve të prokurimit publik, marrëveshjeve me donatorët dhe institucionet tjera dhe zbatimit të kontratave;
  • Ndihmon në përpilimin dhe azhurnimin e rregulloreve të brendshme dhe procedurave të funksionimit;
  • Përgatit raporte dhe opinione ligjore sipas kërkesës së menaxhmentit;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori i drejtpërdrejt ose KE.

Përvoja/Edukimi:

  • Diplomë universitare në drejtësi (juridik);
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën juridike, preferohet në institucione publike ose organizata të ngjashme;
  • Licenca për jurisprudencë është e dëshirueshme;
  • Përvojë në përfaqësim ligjor, hartim të dokumenteve ligjore dhe analizë të çështjeve juridike komplekse.

Shkathtësitë tjera:

  • Njohuri të avancuara të legjislacionit të Republikës së Kosovës;
  • Aftësi të shkëlqyera në analizën dhe interpretimin e dispozitave ligjore;
  • Aftësi të mira në përgatitjen e dokumenteve zyrtare dhe ligjore;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe etikë të lartë profesionale;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të përmbushur afate strikte;
  • Njohuri të gjuhës angleze konsiderohen përparësi;
  • Përdorim i mirë i paketës MS Office dhe mjeteve digjitale të dokumentimit.

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga ueb faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/. 

Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë:

  • elektronike, 
  • nëpërmjet adresës elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
  • përmes postës ose 
  • në kopje fizike në zyret e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Gazmend Zajmi”, nr.41, Prishtinë. 

Aplikacioni i dërguar nëpërmjet adresës elektronike konsiderohet i pranuar nëse pranoni konfirmimin nga adresa për pranimin e aplikimit. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  • CV e detajuar me përvojë pune;
  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); dhe
  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit);
  • Letërmotivimi

Kandidatët janë plotësisht përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë, të plotë dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në konkurs. Mosdorëzimi i cilitdo dokument të kërkuar, dorëzimi i dokumentacionit jo të plotë apo të pasaktë, sjell diskualifikim nga procedura e rekrutimit.
KMDK Sh.A. nuk mban përgjegjësi për mungesën, pasaktësinë apo paplotësinë e dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët. Në rast nevoje për sqarime administrative lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, KMDK Sh.A. mund të kërkojë informata apo dokumente plotësuese vetëm brenda afatit të aplikimit.Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale (minimum 3 vite) të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë (50) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me datën 08.12.2026 në orën 16:00.                                    

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Burimet Njerëzore të KMDK në numrin e telefonit 038/600–552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org


Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o javnim preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o radu, a konkretno člana 8, na osnovu Uredbe br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KMDK J.S.C. (KMDK Sh.A.), Uredbe br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KMDK J.S.C., na osnovu Odluke v.d. glavnog izvršnog direktora KMDK J.S.C. br. 422/2026 od 17.11.2026. godine, sa prot. br. 02/2459, KMDK J.S.C. raspisuje ovaj:

JAVNI KONKURS

ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv: Pravni službenik (1 pozicija);

Referentni broj: ZP/KJ-17-2026;

Izveštava: Direktoru Odeljenja za Pomoćne Usluge;

Nivo plate sa koef. 49: 980.00€ (devetsto osamdeset evra) bruto mesečno, podložno promeni prema odluci Odbora direktora KMDK-a;

Radno vreme: 40 sati nedeljno;

Trajanje ugovora: Na određeno vreme (1 godina) sa mogućnošću produženja, probni rad traje do šest (6) meseci;

Mesto rada: KMDK a.d., Priština.

Zadaci i Odgovornosti:

  • Pruža pravne savete i mišljenja rukovodstvu i relevantnim organizacionim jedinicama Društva;
  • Izrađuje, analizira i vrši reviziju ugovora, sporazuma, pravilnika i drugih pravnih akata;
  • Prati usklađenost aktivnosti Društva sa važećim zakonima i podzakonskim aktima;
  • Po potrebi, zastupa Društvo u sudskim i upravnim postupcima;
  • Priprema odgovore, podneske i drugu dokumentaciju za potrebe pravnih postupaka;
  • Sarađuje sa unutrašnjim i spoljnim revizorima u vezi sa pitanjima pravne prirode;
  • Pruža pravne savete tokom postupaka javnih nabavki, zaključivanja sporazuma sa donatorima i drugim institucijama, kao i tokom sprovođenja ugovora;
  • Učestvuje u izradi i ažuriranju internih pravilnika i operativnih procedura;
  • Priprema izveštaje i pravna mišljenja na zahtev rukovodstva;
  • Obavlja i druge poslove po nalogu neposrednog rukovodioca ili Izvršnog direktora (KE)

Radno iskustvo/Obrazovanje:

  • Univerzitetska diploma iz oblasti prava (pravni fakultet);
  • Najmanje 3 godine radnog iskustva u pravnoj oblasti, po mogućnosti u javnim institucijama ili sličnim organizacijama;
  • Položen pravosudni ispit je poželjan;
  • Iskustvo u pravnom zastupanju, izradi pravne dokumentacije i analizi složenih pravnih pitanja

Ostale veštine:

  • Napredno poznavanje zakonodavstva Republike Kosovo;
  • Izražene sposobnosti analize i tumačenja zakonskih odredbi;
  • Dobre sposobnosti za pripremu službenih i pravnih dokumenata;
  • Sposobnost samostalnog rada i rada u timu;
  • Komunikacione i saradničke sposobnosti, kao i visok nivo profesionalne etike;
  • Sposobnost upravljanja vremenom i poštovanja strogih rokova;
  • Poznavanje engleskog jezika smatra se prednošću;
  • Dobro poznavanje paketa MS Office i digitalnih alata za dokumentovanje.

Procedura Konkursa:

Zainteresovani kandidati zvanični obrazac mogu preuzeti u kancelariji Ljudskih resursa KMDK AD ili ga preuzeti sa internet stranice na adresi: https://kmdk-ks.org/.

Dokumentacija se može podneti:

  • elektronskim putem,
  • putem elektronske adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
  • putem pošte ili
  • u fizičkoj kopiji u kancelariji Ljudskih resursa na adresi: Ulica „Gazmend Zajmi“, br. 41, Priština.

Aplikacija poslata putem elektronske adrese smatra se primljenom ukoliko primite potvrdu o prijemu aplikacije sa te adrese. Kandidati koji konkurišu moraju tačno navesti adresu, kontakt telefon i elektronsku adresu.

Potrebna dokumenta za prijavu:

  • Zvanični obrazac za prijavu (popunjen i potpisan);
  • Kopija važeće lične karte ili pasoša;
  • Detaljna radna biografija (CV) sa radnim iskustvom;
  • Diploma i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Republike Kosovo moraju biti nostrifikovane od strane MSTI-ja);
  • Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde, kao i izvod o penzijskim doprinosima);
  • Uverenje da se protiv kandidata ne vodi istraga i da nije osuđivan (ne starije od datuma objavljivanja konkursa);
  • Motivaciono pismo.

Kandidati su u potpunosti odgovorni za dostavljanje tačne i potpune dokumentacije u skladu sa kriterijumima utvrđenim konkursom. Nedostavljanje bilo kog traženog dokumenta, kao i dostavljanje nepotpune ili netačne dokumentacije, povlači za sobom diskvalifikaciju iz postupka regrutacije.
KMDK AD ne snosi odgovornost za nedostatak, netačnost ili nepotpunost dokumentacije koju su dostavili kandidati. U slučaju potrebe za administrativnim pojašnjenjima u vezi sa dostavljenom dokumentacijom, KMDK AD može zahtevati dodatne informacije ili dokumente samo u roku predviđenom za prijavu.
Molimo vas da se uverite da dokaz o profesionalnom radnom iskustvu (najmanje 3 godine) uključuje ugovor o radu ili potvrdu o zaposlenju, propraćenu izvodom o penzijskim doprinosima (Trust).

Način ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Ocena prijava konkursa u KMDK-u obuhvata ukupno sto (100) poena, gde je prolaznost najmanje pedeset (50) poena iz svih faza javnog konkursa.Kriterijumi bodovanja: biografija kandidata se ocenjuje do deset (10) poena, pismeni test do šezdeset (60) poena i intervju do trideset (30) poena.

Napomena: Prijave poslate poštom koje nose poštanski pečat poslednjeg dana roka za prijavu smatraće se važećim i biće uzete u razmatranje ako stignu u roku od tri (3) dana.Prijave koje stignu posle ovog roka i one koje nisu kompletirane sa odgovarajućom dokumentacijom neće se razmatrati.

Rok za prijavu je do 08.12.2026. godine do 16:00 časova.

Za dodatne informacije možete kontaktirati Kancelariju ljudskih resursa KMDK-a na broj telefona 038 600–552 ili putem elektronske adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org

Afati: 8 dhjetor 2026 · edhe 21 ditë
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Shërbime Publike, Qeveritare
19Ndjekës
5Shpallje aktive
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 08/12/26 (21 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë