KosovaJob
Vais Law E re

Zyrtar/e Ligjor/e

Lokacioni Lipjan Orari Full Time Kategoria Ligj & Legjislacion Skadon më 29 nëntor 2026
	 	 

ZYRA PËRMBARIMORE VAIS LAW SHPALL VENDE TË REJA PUNE 

Zyra Përmbarimore VAIS Law me seli në Magjistralja Prishtinë-Shkup, km. 10, p.n., 14000, Lipjan, me Përmbarues Privat Ma.sc. Valdrin Beka dhe Ma.sc. Isa Gacaferi, kërkon kuadro që kërkojnë punë sfiduese dhe me përgjegjësi. 

Në këtë kuptim, Zyra Përmbarimore VAIS Law garanton mundësi për ngritje të kapaciteteve tuaja dhe të mbani hapin me më të rejat në fushën e Përmbarimit dhe të Judikaturës në përgjithësi. 

Pozita që shpallet

  • Zyrtar/e Ligjor/e (1 pozitë) 

Kualifikimet minimale te kërkuara:

  • Fakulteti Juridik;
  • Preferohet Drejtimi Civil Juridik;
  • Dëshira dhe aftësia që të punon si pjesë e ekipit;
  • Aftësia që ti përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës dhe kërkesave të ndryshueshme të detyrave të punës;
  • Njohuri te mira në Microsoft Office (word, excel, outlook);
  • Pantent shofer (B);
  • Njohuri mesatare te gjuhes angleze;

Përparësi kanë kandidatët që:

  1. mund të dëshmojnë pjesëmarrje në praktika/klinika juridike; dhe
  2. kanë notë mesatare mbi 8.0 

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe kopjen e diplomës/certifikatës së notave. Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen ne e-mail adresën: infovaislaw@gmail.com

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri me datë 29 Nentor 2026.

Afati: 29 nëntor 2026 · edhe 12 ditë
Vais Law
Ligj & Legjislacion
4Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 29/11/26 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan