KosovaJob
Gent Shala Consulting LLC PREMIUM+E re

Menaxher/e i/e Operacioneve, Menaxher/e i/e Logjistikës, Inxhinier/e i/e Shitjes

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 17 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

Lokacioni: Prishtinë

GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, është në kërkim të profesionistëve me përvojë për tri pozita: Menaxher/e i/e Operacioneve, Menaxher/e i/e Logjistikës dhe Inxhinier/e i/e Shitjes.

1. MENAXHER/E I/E OPERACIONEVE

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi ditor dhe javor i punimeve, ekipeve teknike, veglave dhe makinerive në disa punishte paralelisht;
  • Koordinimi i Projekt Menaxherëve dhe Inxhinierëve, si dhe raportimi i rregullt te menaxhmenti për përmbushjen e objektivave;
  • Analiza krahasimore e ofertave dhe negocimi me furnitorë, nënkontraktorë dhe palë të treta;
  • Kontrolli i dokumentacionit të projekteve: kontratat, ditarët e punës, librat ndërtimorë, situacionet dhe dorëzim-pranimet;
  • Hartimi dhe digjitalizimi i procedurave të punës, si dhe përkujdesja për standardet ISO dhe sigurinë në punë.

Kriteret:

  • Diplomë universitare dhe minimum 5 vite përvojë në menaxhim të operacioneve ose projekteve; përvoja në sektorin e energjisë, ndërtimit ose instalimeve teknike konsiderohet përparësi;
  • Aftësi të dëshmuara në planifikim, organizim dhe udhëheqje të ekipeve; njohje e gjuhës angleze.

2. MENAXHER/E I/E LOGJISTIKËS

Përgjegjësitë kryesore:

  • Sigurimi i ofertave dhe organizimi i transportit brenda dhe jashtë Kosovës, me prezencë fizike në lokacion gjatë proceseve të transportit;
  • Koordinimi me shpedicionin e autorizuar për procedurat doganore të importit dhe eksportit;
  • Koordinimi me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët për dërgimin e materialeve nëpër punishte, si dhe ndjekja e afateve të dërgesave;
  • Organizimi i depos interne dhe depos doganore; përkujdesja për flotën e automjeteve dhe veglat e punës së kompanisë.

Kriteret:

  • Minimum 3 vite përvojë në logjistikë, transport ose menaxhim të depos; përvoja me shpedicion dhe procedura doganore konsiderohet përparësi;
  • Patentë shoferi, kategoria B.

3. INXHINIER/E I/E SHITJES

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja e ofertave teknike dhe financiare për klientë, përfshirë analizën krahasimore të produkteve dhe çmimeve;
  • Identifikimi i nevojave të investitorit përmes pyetësorëve dhe vizitave në teren;
  • Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për projekte të energjisë së ripërtëritshme: përzgjedhja e pajisjeve, kthimi i investimit dhe analiza SWOT;
  • Komunikimi me investitorë dhe përcjellja e ofertave deri në nënshkrim të kontratës, me raportim të rregullt përmes CRM.

Kriteret:

  • Diplomë universitare në inxhinieri elektrike, energjetikë ose fushë të ngjashme teknike;
  • Përvojë në shitje teknike ose ofertim, me përparësi në sisteme solare; njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese, varësisht nga eksperienca dhe kualifikimet;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, në ambient profesional dhe dinamik.

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: hello@gentshala.com, duke shënuar në titull të emailit pozitën për të cilën aplikojnë.

Afati: 17 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Gent Shala Consulting LLC
Administratë · Prishtinë
8Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 17/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë