Zyrtar për Mikro, Bankier Personal (Filiali 001, Prishtinë)
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:
Zyrtar për Mikro në Filialin 001 në Prishtinë (një vend pune)
Bankier Personal në Filialin 001 në Prishtinë (një vend pune)
Zyrtar për Mikro
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mirë të financave, produkteve dhe shërbimeve bankare;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në MS Excel;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Posedimi i patentë shoferit, kategoria “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Angazhohet në marketing proaktiv të shërbimeve bankare dhe financiare për klientë mikro, biznese individuale dhe persona fizikë, si në ambientet e Bankës ashtu edhe te klienti (menaxhim i llogarive);
- Ofron këshillim financiar për shërbimet bankare dhe financiare për klientë mikro, biznese individuale dhe persona fizikë, në Bankë dhe te klienti;
- Inicion dhe zhvillon marrëdhënie biznesi me klientët;
- Promovon dhe/ose shet shërbime bankare dhe financiare për klientë me pakicë;
- Kryen transaksione sipas urdhrave të klientëve;
- Monitoron operacionet e klientëve dhe vlerësimin e rrezikut kreditor të tyre;
- Menaxhon dokumentacionin e biznesit në përputhje me procedurat përkatëse;
- Monitoron arkëtimet e vonuara dhe detyrimet e papaguara të klientëve;
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe trendet relevante;
- Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve;
- Përgatit propozime për marrjen e vendimeve përkatëse;
- Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre.
- Bankier Personal
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve bankare;
- Njohuri mbi analizën financiare dhe menaxhimin e portofolit të klientëve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Posedimi i licencës për përfaqësim të agjencisë së sigurimeve (e preferueshme).
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës.
- Ofron këshillim financiar profesional për klientët;
- Kryen rishikim vjetor të operacioneve financiare të klientëve;
- Këshillon dhe përfundon transaksione specifike bankare dhe financiare;
- Kryen operacione bazike bankare në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse;
- Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody);
- Ndjek dhe analizon operacionet bankare dhe financiare të klientëve;
- Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
- Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar.
- Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës.
- Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës.
- Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave.
- Kryen detyrat më komplekse profesionale brenda njësisë organizative të Bankës;
- Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 18 nëntor 2026. Gjatë aplikimit, duhet të bashkëngjitni kopjen e diplomës së kualifikimit dhe CV-në e përditësuar. Fomrati i CV-së duhet të përmbajë një fotografi tuajën, datën e lindjes, adresën e emailit dhe numrin e telefonit kontaktues.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.