KosovaJob
NLB Banka PREMIUM+E re

Zyrtar i Lartë Ligjor në Njësinë Juridik dhe Sekretariat, Zyrtar i Lartë i Kartelave në Njësinë Pagesat dhe Procesimi i Parave të Gatshme

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Banka Skadon më 18 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës në Prishtinë:

  1. Zyrtar i Lartë Ligjor në Njësinë Juridik dhe Sekretariat (një vend pune)

  2. Zyrtar i Lartë i Kartelave në Njësinë Pagesat dhe Procesimi i Parave të Gatshme (dy vende pune)

Zyrtar i Lartë Ligjor

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Juridik;

  • Së paku 3 vite përvojë në fushën juridike, preferohet në sektorin bankar;

  • Njohuri të legjislacionit dhe rregullativës në fuqi në Republikën e Kosovës;

  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri; 

  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;

  • Aftësi të mira analitike, komunikuese dhe organizative;

  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ofrimi i këshillimit ligjor në fusha të ndryshme;

  • Përgatitja, rishikimi dhe verifikimi i vendimeve, kontratave dhe akteve;

  • Pjesëmarrja në shqyrtimin dhe vlerësimin e kompanive (due diligence);

  • Përfaqësimi i Bankës në gjykata, autoritete shtetërore, noterë dhe institucione të tjera kompetente;

  • Paraqitja e propozimeve, padive dhe kërkesave të tjera në gjykatë;

  • Ngritja e kallëzimeve penale dhe pjesëmarrja në procedura penale;

  • Menaxhimi i procedurave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës;

  • Pjesëmarrja në procedura që lidhen me çështje statusore, të drejta autori, licenca, marka tregtare dhe të shërbimeve;

  • Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe kontribuon në zbatimin e tyre.


Zyrtar i Lartë i Kartelave

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;

  • Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS, bankingut elektronik ose operacioneve bankare;

  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe rasteve të ndjeshme;

  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;

  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe organizative;

  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgatitja e specifikimeve teknike dhe teknologjike për produkte dhe projekte;

  • Komunikimi dhe koordinimi me ofruesit e jashtëm, qendrën e procesimit dhe partnerët e kartelave;

  • Realizimi i projekteve dhe mandateve të implementimit/certifikimit me furnitorë të jashtëm dhe qendrën e procesimit.

  • Testimi i produkteve dhe funksionaliteteve të reja (UAT Testing);

  • Hartimi i proceseve, procedurave dhe udhëzimeve për përdoruesit;

  • Bashkëpunimi në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të klientëve;

  • Identifikimi, propozimi dhe zbatimi i përmirësimeve në produkte dhe procese;

  • Kryerja e detyrave komplekse profesionale dhe organizative në fushën e përgjegjësisë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 18 nëntor 2026. Gjatë aplikimit, duhet të bashkëngjitni kopjen e diplomës së kualifikimit dhe CV-në e përditësuar. Fomrati i CV-së duhet të përmbajë një fotografi tuajën, datën e lindjes, adresën e emailit dhe numrin e telefonit kontaktues.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

 

Afati: 18 nëntor 2026 · edhe 6 ditë
Apliko tani
NLB Banka
Banka
33Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Banka
Skadon 18/11/26 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë