Edukatore
AKADEMIA E FËMIJËVE LAPSI
KONKURS PUNE
Akademia e fëmijëve Lapsi shpall konkurs për dy edukatore për grupmoshën 0–3 vjeç, me orar të plotë pune.
Kualifikimet e kërkuara
Kandidatet duhet të kenë kualifikim në njërën nga fushat e mëposhtme.
- Fakulteti i Edukimit, programi Edukimi në fëmijërinë e hershme (0–3 vjeç)
- Fakulteti i Edukimit, programi Parafillor
- Përkujdesje dhe mirëqenie sociale
Kriteret e përzgjedhjes
- Motivim për punë dhe aftësi për të organizuar aktivitetet në grup.
- Besueshmëri dhe përgjegjshmëri në punën me fëmijë.
Dokumentet për aplikim
- Kopje të noterizuara të diplomave të lëshuara nga institucionet arsimore.
- CV.
- Kopje të dëshmive të punësimit të mëparshëm.
- Kopje të certifikatave të trajnimeve të mëparshme, nëse ka. Dorëzimi i tyre rekomandohet.
Mënyra e aplikimit
CV-ja dhe dokumentet e tjera duhet të dërgohen vetëm me email në adresën akademialapsi@gmail.com
Për intervistë do të ftohen kandidatet që kanë dorëzuar aplikimin me email dhe që i plotësojnë më së miri kushtet dhe kriteret e konkursit.
Konkursi është i hapur nga 09.11.2026 deri më 09.12.2026.