Team Building Trainer
TEAM BUILDING TRAINER
Theta po kërkon një TEAM BUILDING TRAINER që di me i kthy kolegët në ekip, garat në emocione e një ditë të zakonshme në një eksperiencë që mbahet mend!
Çka kemi nevojë prej teje?
-
Me pas energji që nuk shteron pas kafes së parë.
-
Me qenë kreativ/e dhe plot ide për lojëra, sfida e aktivitete.
-
Me ditë me i përfshi njerëzit, edhe ata që thonë: "Unë veç po shikoj".
-
Me pas aftësi të mira komunikimi dhe me punu me grupe të ndryshme.
-
Me qenë i/e gatshëm/e për aktivitete indoor dhe outdoor.
-
Me pas sens humori dhe mos me u frikësu prej pak kaosit kreativ.
Çka do të bësh?
-
Do të dizajnosh dhe udhëheqësh aktivitete të teambuilding-ut.
-
Do të organizosh lojëra, gara dhe sfida kreative.
-
Do të ndihmosh ekipet të komunikojnë, bashkëpunojnë dhe zgjidhin probleme.
-
Do të krijosh eksperienca ku njerëzit argëtohen, por edhe mësojnë diçka për veten dhe ekipin.
Çka të ofrojmë ne?
-
Një ekip ku kreativiteti nuk është vetëm fjalë në përshkrimin e punës.
-
Projekte dhe eksperienca të ndryshme.
-
Hapësirë për ide të reja dhe zhvillim profesional.
-
Shumë energji, të qeshura dhe, natyrisht, kafe!
Dërgo CV-në: admin@theta-interactive.com
Afati i aplikimit: 24 Nëntor 2026